Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 12 Dhjetor 2003 - 10:56:

Kam parasysh fotografite e Europes naten. Buleza drite qe ngjajne si perla ne erresiren e frikshme. Shume buleza bashkohen si shpirtra ne qytetet me te medha. Veshtrimi zbret mbi Shqiperi... Sa keq, aty mungon vezullimi i europjan. Tek tuk drita te vogla thyejne erresiren turpshem ne buze te ballkanit. Mungon ndricimi qe mposht erresiren. Tek ne mbizoteron akoma erresira dhe ato pak drita duket sikur shuhen si flaka e qiriut nga dallget e erresires.

Ndoshta situata energjitike ngjan me ate intelektuale ne Shqiperi, ndoshta ato pak qirinj qe ekzistojne shuhen ne menyre barbare nga teatri barbar qe jetohet ne ate vend. Ndoshta ja fus kot, si shume emigrante te tjere qe gjykojne gjerat per se largu...

#########################

Por jo...
Por ja...
Dritat marrin krahe ne kete faqe forumi. Shikoj pseudonime te reja qe shkruajne dhe mendoj:
"Ehhh, ja dhe nje person qe po ndizet avash avash. Ja dhe nje drite qe shfaq vezullimin e saj ne morine e ketij qyteti virtual."

O shpirtra te fikur, o njerez qe kishit harruar intimitetin, ejani. Ejani dhe ndizni me shume kete qytet. Secili prej nesh eshte si ato dritat e vogla te pemes se Vitit te Ri. Vec e vec nuk ndricojme dot as pellemben e dores, por se bashku krijojme nje harmoni shumengjyreshe te mrekullueshme.

O ju qe lexoni shpirtra te derdhur neper faqe interneti, o ju qe takoni veten per here te pare pas shume kohesh, dashuroni..., puthni..., jetoni.

###########################

Mbase gjumi eshte si vdekja, duhet te vdesim sot qe te rilindim neser me dicka te re ne veten tone. Mbase ate qe nuk e gjejne dot shkencetaret e kesaj bote (perse ekziston gjumi) mund t'ja themi ne me fjale te thjeshta: Cdo vdekje sjell dicka te re dhe njeriu ka nevoje te rinovohet cdo dite.

Po ashtu dhe popujt kane momentet e tyre te vdekjes morale, si puna e ne shqiptareve. Pastaj vjen nje mengjes, nje lindje, dhe kuptojme qe dicka e re, e fresket, na gezon. Ne shqiptaret themi vazhdimisht EUROPA PLAKE. Mbase vertet Europa eshte plake, por ne vete si jemi ? Mbeh besoj se jemi te vdekur dhe tani duhet te zgjohemi.

Pershendetje.

Ohh, sa vone, po iki te vdes...


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.