Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Piktoro, per ti vene pikat mbi "i", fillojm nga shprehja jote: "Tani per tani do fokusohemi tek germa F, V dhe derivatet p e b e u."
Piktoro, duhet te te sqaroj qysh ne fillim, se nje nga te paktat gjera te mira qe kish koha jone atehere ishte shkolla, te cilen une e rendis si nje nga shkollat me te mira ne bote, si sinteze te te gjithe kultures arsimore dhe dijes se deriathershme, nga antikiteti e deri ne shek.XX. Fale kesaj dije qe na jepte kjo shkolle, menjehere bie ne sy kategorizimi i gabuar qe ti ben mbi derivatin. Derivati esht nje rrjedhje e menjehershme nga njeri subjekt ne tjetrin, si p.sh. nga F ne V, Fui-Vui p.sh.. Ndersa tonet e tjere (P dhe B) nuk jane derivate te F dhe V, por zevendesime nga kohw dhe popuj te tjere, si ne rastin: Filistina-Palestina. Nderkohe qe disa popuj dhe gjuhe perdornin lirshem tonin "f", te tjere me ne veri, te cilet kishin arritur te evolonin me gjuhen e tyre ne tone me te forte, (per shkak te terrenit dhe rrallesise me te madhe te tyre), perdornin "p" dhe "b" lirshem. Kjo esht e rendesishme ne te kuptuarit e evolimit te gjuhes/ gjuheve. Perndryshe nuk kuptojme ndryshimin dhe evolimin e pareshtur te gjuhes /gjuheve.
Tani, persa i perket evolimit (apo ndryshimit) te "polis" me Pojan, apo Eraklea me Raklli, ne keto dy raste mendoj se kemi nderhyrje fisesh te reja ne nje territor te ri, te cilat ose e ndryshojne emrin e gjetur, ose atje ku e cojne emrin e pare, ky emer ndryshon nga popullsia pararendese e atyshme. Rasti mw i mire i ketij fenomeni esht -bie fjala- me te rinjte turq e te tjere sot ne Gjermani, qe flasin nje gjermanishte krejt tjeter nga ajo e nje gjermani. Po kwshtu edhe ne vende te tjera me emigracionin e ri.
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.