Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 18:22:

Dritë misterioze mbi New York

Banorët e New Yorkut mbetën të shtangur nga një dritë e pazakontë në qiell, kur të mërkurën mbi qytet u shfaq një vijë drite të cilën e xhiruan edhe kamerat televizive.
Sqarimet ishin të ndryshme. Ekspertët ushtarakë provojnë t’i bindin njujorkezët se ajo është vetëm një gjurmë e zakonshme e aeroplanit por shumica besojnë se ato janë gjurmët e një rakete të lansuar nga brigjet e Kalifornisë.

Të enjten mbi New York prapë u paraqit e njëjta dritë në qiell. Kameramani i kanalit televiziv CBS 2 këtë dukuri të pazakontë e regjistroi në kamerë, thirri astronomët lokalë dhe kërkoi një sqarim logjik. Astronomët ia dhanë të njëjtën përgjigje se bëhet fjalë për gjurmët e aeroplanit.

Kameramani nuk beson në këtë arsyetim, thotë se drita lëvizte shumë shpejtë. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për dritën e çuditshme në qiell, shkruan Daily Mail.


/Telegrafi/


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.