Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2011 - 02:02:

Po me SHIKun cpati? Se jam diku spo e degjoj dot


Postuar nga Vizioner datë 24 Janar 2011 - 02:08:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Po me SHIKun cpati? Se jam diku spo e degjoj dot


Fjalet e atij ne Parlament: Te gjithe NE, i gjithe populli, te gjithe nderkombetaret e dinin qe po paguheshin kriminele te krijonin rremuje dhe puc kurse, VETEM Shik-u jo! Ne raportin ditor ne date 20 qe i dergoji Shik-u Policise, nuk permendej ne asnje rrjesht organizimi, pagimi i krimineleve nga PS-ja per Puc!!!!


Kjo ishte akuza, qe tregon se Shik-u = organizmi qe mban ne stabilitet nje shtet, i paska mberthif nga duret!!!


Postuar nga SmoKer datë 24 Janar 2011 - 02:11:


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2011 - 02:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Fjalet e atij ne Parlament: Te gjithe NE, i gjithe populli, te gjithe nderkombetaret e dinin qe po paguheshin kriminele te krijonin rremuje dhe puc kurse, VETEM Shik-u jo! Ne raportin ditor ne date 20 qe i dergoji Shik-u Policise, nuk permendej ne asnje rrjesht organizimi, pagimi i krimineleve nga PS-ja per Puc!!!!


Kjo ishte akuza, qe tregon se Shik-u = organizmi qe mban ne stabilitet nje shtet, i paska mberthif nga duret!!!



ouuu se paska lajmeru SHIKu eeee ...normal ca do thote ai para njerezve do delegoje pergjegjesite


Postuar nga AndreaPirelli datë 24 Janar 2011 - 03:31:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer



He mor ti sa mbrapa je ........... ne kena shtate dite qe po e komentojme ................. Na jep nje mendje profesionale ketu ......... .


Postuar nga lost_soul datë 24 Janar 2011 - 04:16:

Na qeka nxef dhe Sala me duket se deri tani ka qene i qete.
Kishim hall te qetesonim nje pale, tani qenka nxef dhe pala tjeter.

Duhet me gjet i kallash ta kem per siguri.


Postuar nga Vizioner datë 24 Janar 2011 - 14:31:

Mazhoranca miraton komision hetimor për protestën e opozitës

Parlamenti miratoi mbrëmjen e djeshme vetëm me votat e mazhorancës (73) vendimin për "Ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal, për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues, më 21 janar 2011". Me këtë vendim, mazhoranca ka ngritur një institucion paralel me prokurorinë, gjykatat dhe shërbimin informativ.


Objekt i punës së komisionit do të jetë hetimi rreth veprimtarisë së aktorëve të përfshirë për zbatimin e ligjit për tubimet në demonstratën e 21 janarit. Komisioni do të hetojë edhe veprimtarinë e institucioneve shtetërore, sipas kompetencave në legjislacionin respektiv për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimit kriminal për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.


Ky komision hetimor rrezikon që përveç dublimit të institucioneve të kthehet edhe në gjyqin publik të kryetarit të SHISH-it, të cilin Berisha ka vite që "ëndërron" ta heqë, por është penguar nga reagimi i ashpër i ndërkombëtarëve. Tashmë, kryeministri synon që të përdorë protestat e opozitës për të fajësuar kreun e SHISH-it dhe institucionet e tjera kushtetuese.


Postuar nga Vizioner datë 24 Janar 2011 - 14:45:

Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Gardës

Prokuroria: Asnjë ligj nuk lejon që të qëllohen protestuesit jashtë rrethimit të kryeministrisë

Gjatë paradites së djeshme, hetuesit e çështjes kanë sekuestruar në ambientet e Gardës së Republikës rregulloren e këtij institucioni, ku tregon ndarjen e secilës njësi. Sipas këtyre dokumentacioneve të sekuestruar, rezulton se Garda është e ndarë në pesë njësi, atë speciale, numër një, numër dy, tre dhe katër, ku secila prej tyre i ka detyrat e ndara.
Ditën e demonstratës, mësohet se njësitë e Gardës ishin ndarë në pozicione të ndryshme, por të gjitha nën komandoni e njësisë numër dy të drejtuar nga kolonel Dashamir Shehi, që kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurinë e ambienteve të kryeministrisë.

Në hapësirën mes kryeministrisë dhe piramidës, sipas hetuesve, ka qenë njësia nr. 2 e gardës, ndërsa para kryeministrisë ka vepruar njësia e forcave speciale të gardës nën komandën e major Alfred Ahmetcenaj, në krahun mes hotelit të njohur dhe kryeministrisë ka qenë e vendosur në pozicion njësia nr. 1 nën drejtimin e kolonel Vladimir Ndreaj.
Ndërsa dy njësitë e tjera të drejtuar nga komandantët e tyre, kanë shërbyer si forcë mbështetëse për tri njësit e shpërndara për rreth kryeministrisë. Sipas planit të masave që tashmë është sekuestruar nga prokuroria, mësohet se Garda e Republikës kishte planifikuar disa masa për menaxhimin e situatës që pritej të demonstronin para kryeministrisë. Sipas këtyre të dhënave, në asnjë rast nuk ishte parashikuar specifikisht përdorimi i armëve.

"Në planin e masave, thuhej që në rastet kur situata del jashtë kontrollit të policisë dhe protestuesit hynë në ambientet e brendshme të rrethimit të kryeministrisë, efektivët e gardës duhet të zbatojnë ligjin për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë. Sipas ligjit për ruajtjen e këtyre institucioneve, parashikohet se në rast tejkalimi të situatës dhe personat që hyjnë me forcë brenda rrethimit të parashikuar, efektivët e gardës duhet të qëllojnë në ajër për të paralajmëruar gjithmonë nëse situata është përshkallëzuar. Në momentin që qëllohet në ajër dhe protestuesit nuk janë ndalur, efektivët e gardës kanë të drejtë të qëllojnë në drejtim të agresorëve gjithmonë, nëse kanë hyrë brenda rrethimit të institucionit", - thanë burimet e prokurorisë.

Por, në rastet e vrasjes së tre protestuesve, duket qartë që asnjëri prej tyre nuk është qëlluar brenda rrethimit të kryeministrisë por jashtë saj. Çka do të thotë, sipas hetuesve, se personat që kanë dhënë urdhër të qëllohet dhe ata që kanë zbatuar këto urdhra do të ndiqen penalisht.


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2011 - 15:16:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Na qeka nxef dhe Sala me duket se deri tani ka qene i qete.
Kishim hall te qetesonim nje pale, tani qenka nxef dhe pala tjeter.




Ne rast se shteti eshte kunder prokurorise gjykatave SHISH etj do te thote qe jemi ne krize institucionale shteti nuk funksionon me ... se paska te gjate


Postuar nga Eria datë 24 Janar 2011 - 15:22:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
... jemi ne krize institucionale shteti nuk funksionon me ... se paska te gjate




Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2011 - 15:33:

E di cfare me vjen keq Eria qe 21 Janari do te harrohet shpejt si cdo "turp" tjeter politik ne kete vend. Me vjen keq per keta politikane qe hypin ne kale dhe sdine ti zbresin kalit per asnje arsye ne bote qe shkojne hajne dreka e darka te "krokodili" dhe faturen e paguajne shtrenjte populli i shkrete. Me vjen keq per ministrat e korruptuar per prokurorine qe nuk ka fuqi te beje punen e vet per SHISH per gjykatat per policine qe nuk funksionon .... valle ky eshte shteti qe duhet te na qeverise?!!!! Mjer populli!!!


Postuar nga Eria datë 24 Janar 2011 - 15:42:

21 Janari,do harrohet si cdo bombe tjeter e plasur,ne vite dhe kohe te ndryshme..Mjere ata te shkretet qe iken,mjere familjet e tyre,dhe mjere ata femije qe do rriten pa baba...
Sa do ulen e ngrihen neper ato karrige...kur thua ti,pas kuintave jemi te gjithe shok e miq...
Rrace e keqe,s'kam cthem


Postuar nga lost_soul datë 24 Janar 2011 - 19:36:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Ne rast se shteti eshte kunder prokurorise gjykatave SHISH etj do te thote qe jemi ne krize institucionale shteti nuk funksionon me ... se paska te gjate


Ne jemi ne krize institucionale ne perpetum, por kjo eshte vecanerisht e rrezikshme ne keto momente.

Meqe ra fjala, a e ka ndonjeri mbiemrin Rama? Te kete kujdes se mos i versulet Sala .. lol


Postuar nga BIONDIA datë 24 Janar 2011 - 19:51:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul


Meqe ra fjala, a e ka ndonjeri mbiemrin Rama? Te kete kujdes se mos i versulet Sala .. lol



amon lost se me kujtove komunizmin me punen e mbiemrit ...une i shtoja noj zanore ose hiqja sipas gjendej ...


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2011 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Ne jemi ne krize institucionale ne perpetum, por kjo eshte vecanerisht e rrezikshme ne keto momente.




ishalla jo pergjithmone se do endemi si cifuti neper shkretetire (neper bote) te gjithe pastaj lol


Postuar nga lost_soul datë 24 Janar 2011 - 20:36:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ishalla jo pergjithmone se do endemi si cifuti neper shkretetire (neper bote) te gjithe pastaj lol

Pse shan me..


Postuar nga Piktor datë 27 Janar 2011 - 01:06:

Berisha anullon mitingun.
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=57987


Postuar nga lost_soul datë 27 Janar 2011 - 08:00:

"Rezistence paqesore"? Cfare, po behet Rama si Ghandi tani? Cfare aktrimi!!!


Postuar nga AngelDevil datë 27 Janar 2011 - 14:34:

Po mire nje pune do ta beje dhe ai .... le te dali se mos ka pune tjeter


Postuar nga AndreaPirelli datë 27 Janar 2011 - 21:20:

So ........ nothing yet?????? Lir Meta akoma verdalle????


Postuar nga Niqua datë 28 Janar 2011 - 00:48:

nuk ik ai pa i then une


Postuar nga AngelDevil datë 28 Janar 2011 - 03:11:

Po degjoja Ramen tani qe i ben thirrje popullit te jene paqesore ne tubimin homazh te te nesermes. Ne krye te tubimit jane familjaret e viktimave. Me duket e turpshme te perdoresh dhimbjen e tjetrit per interesa politike.

Nderkohe policia thote qe tubimi cenon sigurine kombetare.


Postuar nga AndreaPirelli datë 28 Janar 2011 - 03:19:

Fanculo Rama ....... fanculo Agneli, fanculo Marotta ........ fanculo Berisha ......................

Viva la figa .................... .


Postuar nga kurt datë 31 Janar 2011 - 13:14:

nga new work post
nje nju jorker me emrin mustafa fteja, (shqiptar) ka sue facebook-un per 500 mije dollar se ska mund me log in. mustafa shpjegon se eshte turture e madhe te jesh i pejashtuar nga facebook pa prishur anje rregull. dhe e krahason ket turture me zi se kohen e izolimit komunist ne shqiperi


(fat shqiptari hesapi, forca mustafa
plan B i mustafes nese nuk e fiton casen: greve urie lol)


Postuar nga AndreaPirelli datë 31 Janar 2011 - 14:56:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
nga new work post
nje nju jorker me emrin mustafa fteja, (shqiptar) ka sue facebook-un per 500 mije dollar se ska mund me log in. mustafa shpjegon se eshte turture e madhe te jesh i pejashtuar nga facebook pa prishur anje rregull. dhe e krahason ket turture me zi se kohen e izolimit komunist ne shqiperi


(fat shqiptari hesapi, forca mustafa
plan B i mustafes nese nuk e fiton casen: greve urie lol)




Postuar nga lule datë 31 Janar 2011 - 15:00:

Cool

Po ca ka me qesh ketu?


Postuar nga AndreaPirelli datë 31 Janar 2011 - 16:15:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Po ca ka me qesh ketu?



Postuar nga lule datë 31 Janar 2011 - 16:17:

Wink

ore do rrish urte ti,


Lajmi fundit..ska gje me e keqe se ne shqiptart..kenaqemi me fatkeqesit e tjetrit..dashnia modhe na ka pushtu..


Postuar nga Eria datë 31 Janar 2011 - 16:25:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
nga new work post
nje nju jorker me emrin mustafa fteja, (shqiptar) ka sue facebook-un per 500 mije dollar se ska mund me log in. mustafa shpjegon se eshte turture e madhe te jesh i pejashtuar nga facebook pa prishur anje rregull. dhe e krahason ket turture me zi se kohen e izolimit komunist ne shqiperi


(fat shqiptari hesapi, forca mustafa plan B i mustafes nese nuk e fiton casen: greve urie lol)




Siklet i modh


Postuar nga AndreaPirelli datë 31 Janar 2011 - 19:42:

Pippauri e andato al Parma ..................


Postuar nga Niqua datë 31 Janar 2011 - 21:27:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
nga new work post
nje nju jorker me emrin mustafa fteja, (shqiptar) ka sue facebook-un per 500 mije dollar se ska mund me log in. mustafa shpjegon se eshte turture e madhe te jesh i pejashtuar nga facebook pa prishur anje rregull. dhe e krahason ket turture me zi se kohen e izolimit komunist ne shqiperi


(fat shqiptari hesapi, forca mustafa
plan B i mustafes nese nuk e fiton casen: greve urie lol)





hahahhahahahhaahhahahahahahahahaha cja ke fute kot me duket


Postuar nga kurt datë 01 Shkurt 2011 - 07:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua




hahahhahahahhaahhahahahahahahahaha cja ke fute kot me duket

ja ku e ke artukullin lol se sdesha ta postoja ktu se eshte ne anglisht
http://newsfeed.time.com/2011/01/30...?iid=nftrending


Postuar nga AngelDevil datë 01 Shkurt 2011 - 21:56:

Sala eshte i semure


Postuar nga BIONDIA datë 01 Shkurt 2011 - 22:02:

[QUOTE]Po citoj ato që tha AngelDevil
Sala eshte i semure [/QUOTE


i semure sepse ka ndonje semundje ne trup apo i semure me idiotsite qe thote.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Shkurt 2011 - 22:05:

Te dyja bashke


Postuar nga BIONDIA datë 01 Shkurt 2011 - 22:08:

Ah ok flm per pergjigjen ,


Postuar nga AngelDevil datë 01 Shkurt 2011 - 22:19:

Te lutem


Postuar nga Eria datë 01 Shkurt 2011 - 23:59:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Sala eshte i semure




Postuar nga Fajtori datë 02 Shkurt 2011 - 01:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria






Mos u lut shume se dhe po vduq ka lene prapa udhezimet qe partia te vazhdoje vijen e lavdishme te liderit.

2 vjet quhen tranzicion
5 vjet quhen tranzicion
20 vjet quhen sistem

Dhe sistemi nuk bie me renien e nje individi.


Postuar nga BIONDIA datë 02 Shkurt 2011 - 01:21:

Po si u uroka vdekja e nje njeriu sepse ste pelqejne idete e tij politike kete nuk arrij ta kuptoj ?


Postuar nga shelgu datë 02 Shkurt 2011 - 03:02:

Egjypti ne krize. Turma ne njeren ane, ne anen tjeter, hajdute, kriminele, maskarenj qe ndyjne nje proces perparimtar. Ushtria rri e veshtron.


Postuar nga lost_soul datë 02 Shkurt 2011 - 19:55:

Kjo qe po ndodh ne boten arabe po krahasohet me ate qe kaloi Europa Lindore ne 1989-1990.


Postuar nga al74 datë 02 Shkurt 2011 - 22:16:

kshu vjen 2012 , nuk do daulle as kometa. njerzve ju ka ardh ne fyt.
tashi do filloje lufta e te varferve .


Postuar nga SmoKer datë 02 Shkurt 2011 - 22:36:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
kshu vjen 2012 , nuk do daulle as kometa. njerzve ju ka ardh ne fyt.
tashi do filloje lufta e te varferve .



te paska kap frika me duket ...


Postuar nga al74 datë 02 Shkurt 2011 - 22:55:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer


te paska kap frika me duket ...


po ene te hyn mre . po si po shkojne ngjarjet edhe pak nuk do kete me kontroll. ja edhe pak kohe dhe Kina do i marri rolin paresor USA edhe te shpetoje kush te mundet


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2011 - 00:33:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Po si u uroka vdekja e nje njeriu sepse ste pelqejne idete e tij politike kete nuk arrij ta kuptoj ?


Ne fakt ai qe urdheron vrasjen niset nga ide abstrakte. Ndersa ai qe vritet vdes fizikisht, pa abstraksion fare.


Postuar nga shelgu datë 03 Shkurt 2011 - 00:41:

Po se mos na behet si revolucioni i Iranit.


Postuar nga BIONDIA datë 03 Shkurt 2011 - 00:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ne fakt ai qe urdheron vrasjen niset nga ide abstrakte. Ndersa ai qe vritet vdes fizikisht, pa abstraksion fare.



Nese lexove mire nuk eshte se une vrasjet /vdekjet i ndava ne kaste kush me lart e kush me poshte e kush me me vlere dhe kush jo ne kete rast... thjesht sma kap truni qe te uroj vdekjen e dikujt eshte jashte llogjikes dhe jashte natyres time .


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2011 - 00:56:

Ne rast se do qe e dobishme per te mos vdekur 100ndra te tjere do i mbuloja dhe shpenzimet e varrimit por ce do dhe vdekja se do ate njeri


Postuar nga Piktor datë 03 Shkurt 2011 - 01:02:

Populli ka nje fjale te urte qe thote se kujt i uron vdekjen ka jeten e gjate. Megjithate ne politike ka njerez qe edhe nese bejne nje vit apo me kohe ne politike lejne gjurme te medha.
Gjithsesi politikani i mire nuk varet nga jetegjatesia ne politike por nga jetegjatesia e politikes se tij.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.