Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Postuar nga al74 datë 12 Shkurt 2013 - 04:07:
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Shelgu mos shkruj ma per sot. Jo per gja po per çdo mesazh qe shkrujaje ikte nga nji antar.
Te lutem nuk dua te iki dhe une.
Al çudite dynjane. Hajt po bej dhe une te paditurin, pse nga Dibra je ti?
Meqe ra llafi andej nga ti i thone Peshkopia apo Peshkopeja.
ka katundi i plakes i thone Peshpoj e ka i plakut Peshkupi
meqe ra llafi une u cudita me dramaticitetin qe i bene bores Deb e lorie.
ne fakt nga '85 ne 2013 eshte nje epoke per ne shqiptaret. per mu qe bej 39 po . them epoke sepse po te kihet parasysh si pritej dimri ne zonat e thella ku domosdo nderpritej cdo lidhje me kusurin e dynjase nuk cuditesh pse nuk ishte dhe aq dramatike. blihej thesi i groshes ne vjeshte , beheshin hujemet e dimrit : recel , pasterma , specet me gjize , turshite apo patatet e mollet ne kashte . ma e mira ishte qe ai cop mish qe na jepeshte me tollona me ne fund mund te rrinte edhe ne dritare pa marre mundimin me e cu ne frigorifer te nji shoqeje te plakes qe jetonte nji pallat me larg qe nji zot e di sa turp me vinte kur e beja. shkurt muhabeti me ate qe kishim e me drute te stivos ne tavan apo ne ballkon kush kishte ia kalonim. po te mungonte noj dicka gjindeshte komshia i njerezishem.
te vetmen bezdi qe mbaj mend antena e televizorit . nuk e kapte mire shkupin . sidomos te premteve kur ishte "elektrik blu" krejt mashkullia tu i shkund antenat n'maje te catise.
ne pune , shkolle e kopesht shkoheshte ne kame ...dmth. kishim KOHE e jo shume salltanete.
tashti kane ndryshu kohet . cdo gje gati ne supermarket , supertuta qe mos ti futet edhe nje molekule shkerdhate uji apo ere se maezallah ftofen kalamjte e duhet ti mbajme ne shpi me ngrofjen qe shkon a "mille" e farmacine ne shpi , e lista e deshirave per ushqim qe hapet si fizarmonike e ai caji i malit qe trishtueshem rri mbyll ne erresine e nuk e prek njeri me dore. caji ta shpif.
e pastaj puna qe eshte larg 500 meter nga shpia e na behet 500 km se nuk ecim dot ne kembe se per dreq ktyne makinave gjermone ne bore ju rreshqet bytha e mbi te gjitha na sperkaten superkepucet me superlekure , super te ngrohta qe mbajne brenda corape super te modes , harrova sperkaten e behen pis nga bora e bardhe.
ta kishte dit Deda qe do vishin kto kohe i kishte dhjes mu ne shtylle telefoni.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.