Forumi Horizont Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 443 444 445 446 447 448 449 450 451 [452] 453 454 455 456 457 458 459 460 461 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga shelgu datë 12 Shkurt 2013 - 00:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
...........................








Cfaq cuni mer cfar cuni.


Postuar nga Piktor datë 12 Shkurt 2013 - 00:36:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Cfaq cuni mer cfar cuni.

Shelgu mos shkruj ma per sot. Jo per gja po per çdo mesazh qe shkrujaje ikte nga nji antar.
Te lutem nuk dua te iki dhe une.

Al çudite dynjane. Hajt po bej dhe une te paditurin, pse nga Dibra je ti?
Meqe ra llafi andej nga ti i thone Peshkopia apo Peshkopeja.


Postuar nga AngelDevil datë 12 Shkurt 2013 - 00:36:

Wow!


Postuar nga BIONDIA datë 12 Shkurt 2013 - 01:49:

M.C Jep doreheqjen Papa heren e fundit qe e pashe mu duk shume i lodhur mendova se po e hiqnin qafe ngadale por si duket u tregua me i zgjuar iku vete e me lezet,


Postuar nga RIP Gibbs datë 12 Shkurt 2013 - 02:03:

Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote qe ska trena, por perseri numri i aksidenteve ne hekurudhe mbetet i larte. fucking hell


Postuar nga al74 datë 12 Shkurt 2013 - 04:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Shelgu mos shkruj ma per sot. Jo per gja po per çdo mesazh qe shkrujaje ikte nga nji antar.
Te lutem nuk dua te iki dhe une.

Al çudite dynjane. Hajt po bej dhe une te paditurin, pse nga Dibra je ti?
Meqe ra llafi andej nga ti i thone Peshkopia apo Peshkopeja.


ka katundi i plakes i thone Peshpoj e ka i plakut Peshkupi

meqe ra llafi une u cudita me dramaticitetin qe i bene bores Deb e lorie.
ne fakt nga '85 ne 2013 eshte nje epoke per ne shqiptaret. per mu qe bej 39 po . them epoke sepse po te kihet parasysh si pritej dimri ne zonat e thella ku domosdo nderpritej cdo lidhje me kusurin e dynjase nuk cuditesh pse nuk ishte dhe aq dramatike. blihej thesi i groshes ne vjeshte , beheshin hujemet e dimrit : recel , pasterma , specet me gjize , turshite apo patatet e mollet ne kashte . ma e mira ishte qe ai cop mish qe na jepeshte me tollona me ne fund mund te rrinte edhe ne dritare pa marre mundimin me e cu ne frigorifer te nji shoqeje te plakes qe jetonte nji pallat me larg qe nji zot e di sa turp me vinte kur e beja. shkurt muhabeti me ate qe kishim e me drute te stivos ne tavan apo ne ballkon kush kishte ia kalonim. po te mungonte noj dicka gjindeshte komshia i njerezishem.
te vetmen bezdi qe mbaj mend antena e televizorit . nuk e kapte mire shkupin . sidomos te premteve kur ishte "elektrik blu" krejt mashkullia tu i shkund antenat n'maje te catise.
ne pune , shkolle e kopesht shkoheshte ne kame ...dmth. kishim KOHE e jo shume salltanete.
tashti kane ndryshu kohet . cdo gje gati ne supermarket , supertuta qe mos ti futet edhe nje molekule shkerdhate uji apo ere se maezallah ftofen kalamjte e duhet ti mbajme ne shpi me ngrofjen qe shkon a "mille" e farmacine ne shpi , e lista e deshirave per ushqim qe hapet si fizarmonike e ai caji i malit qe trishtueshem rri mbyll ne erresine e nuk e prek njeri me dore. caji ta shpif.
e pastaj puna qe eshte larg 500 meter nga shpia e na behet 500 km se nuk ecim dot ne kembe se per dreq ktyne makinave gjermone ne bore ju rreshqet bytha e mbi te gjitha na sperkaten superkepucet me superlekure , super te ngrohta qe mbajne brenda corape super te modes , harrova sperkaten e behen pis nga bora e bardhe.
ta kishte dit Deda qe do vishin kto kohe i kishte dhjes mu ne shtylle telefoni.


Postuar nga Fajtori datë 12 Shkurt 2013 - 05:34:

Pershkrim i bukur Al. Fiks ashu. Ca here kam mendu kohen kur linim takim me shoket ne filan ore filan vend, se nuk kishte telefona. Tani merr ne tel para, merr rruges, merr dhe kur arrin poshte pallatit tjetrit. Dikur behej xhiro ne kembe dhe ishte si tip parade, pak a shume shihje cfare ofronte "tregu". Pastaj sesi dolen lokalet dhe komplet moda e xhiros u zhduk, shifesh vetem ne lokal, me njerez qe pak a shume njeh. U ula te shkallet e universitetit para ca kohesh, thjesht rastesisht, ne vend qe te nderronim lokal, dhe u kujtova qe kisha 15 vjet pa u ul aty. Dhe mos te ishte per nje shok qe ka dell artisti dhe kulete te lire as qe do isha ul dhe per ca vjet. Kshu qe eshte vertet patetike ku kemi arrit. Me eshte dash te eci ne kembe ca here keto dite dhe turfulloja per 20 min ecje. Pasi e bera ca here i thirra mendjes, ca problemi ka se po bej nje rruge disi te gjate. Nuk eshte me shume lodhja personale aq sa ideja se asnjeri tjeter se ben, ose ne ca vende je si tip looser qe s'ke mundesi per makine.

Shtoji ketyre dicka qe kam vene re. Kam vrare mendjen si duhet te ishte ushqimi kur nuk ekzistonte kripa. Me qellon ndonjehere te ha noi gje pa kripe dhe me pritet oreksi, sidomos keto gjerat me vaj duan kripe, sepse kripa tret vajin. Kshu qe dikur njerezit hanin ato qe i mbante barku. Tani merr nje tas me patate, e mbush me kripe dhe ha nje sasi vaji 10 here me te madhe pa e ndjere, nderkohe qe trupi do kishte thene boll po mos ekzistonte kripa. Kshu qe rritet obeziteti dhe shtohen neper supermarkata obezet me karroca elektrike qe nuk rrine dot ne kembe as per te bere pazarin. E njejta gje vlen me coca colen, qe ka efekt tretes me shume se uji. Jo me kot fastfooded te japin nje liter coca cola (me lire se uji) qe te tresesh yndyrnat dhe te behesh gati te hash prape. Kemi perfundu qe ekonomia ne nje krah ka lopet qe ushqen me shuka dhe nga ana tjeter ka njerezit qe ushqen me produkte tretese qe te hane shuka lope.


Postuar nga lorie datë 12 Shkurt 2013 - 05:49:

E kam thene une AL, me duhet te shkoj ne ndonje vend te varfer te mesoj nga fillimi mirenjohjen e plote te gjerave. ( e kam permdn tek 'flash')

Edhe buka ka mundesi shijon me mire, edhe eshte me rehat, me thjeshte.


Postuar nga lorie datë 12 Shkurt 2013 - 06:10:

MC: keto emisionet religjioze ne televizor me bejne shume per te qeshur. E hapa apostafat tek ky kanali per qyfyre se shprehen me kaq emocion sa te shkrijne. Nuk i ve faj njerezve qe u del fare deshira per gjera fetare,pasi kane pare keto. Vellai im eshte karagjoz-i imiton bukur.

Edhe pse eshte e njetja Bibel qe predikojne, s'me ngjit fare, nuk eshte fare personale.

P.S. oh sa ia beri :Can you feel the Holy Spirit right now?
Vellai: Ja ta zgjas doren tek ekrani televiziv ta 'ndjej'.
Sa koti, dine keta se c'thone apo ia fusin tym ?


Postuar nga Deb* datë 12 Shkurt 2013 - 06:15:

Eh Al keshtu dramatike te duket bora kur e provon per here te pare ne moshe te madhe. Ku kemi pare bore ne te vegjel aman! Shkrinte pa arrit ne toke. Ne nuk jemi rritur me bore dhe nuk e kemi pare ate nga kendveshtrimi i nje femijeve. Merr cunin tim, gezohet kur degjon se do bjeri bore. Mua me ze dhimbja e kokes. Qe thua ti dola ne rruge sot. S'kisha dal dot qe te premten. Rruget ishin nje tmerr i vertet. Me zinte tmerri kur shkembehesha me ndonje makine se kisha hall se do preknim njera-tjetren. Aq te ngushta rruget. Me pare jeta ishte me e thjeshte vertet. Ndonjehere me merzitet aq shume makina sa dua vetem te eci. Te iki neper dyqane ne kembe. Burri s'do. I duket e rrezikshme, Lol. Eh ku kemi arritur.


  Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 443 444 445 446 447 448 449 450 451 [452] 453 454 455 456 457 458 459 460 461 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.