Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 4513 4514 4515 4516 4517 4518 4519 4520 4521 [4522] 4523 4524 4525 4526 4527 4528 4529 4530 4531 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga shelgu datë 12 Shkurt 2013 - 19:52:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

ka katundi i plakes i thone Peshpoj e ka i plakut Peshkupi

meqe ra llafi une u cudita me dramaticitetin qe i bene bores Deb e lorie.
ne fakt nga '85 ne 2013 eshte nje epoke per ne shqiptaret. per mu qe bej 39 po . them epoke sepse po te kihet parasysh si pritej dimri ne zonat e thella ku domosdo nderpritej cdo lidhje me kusurin e dynjase nuk cuditesh pse nuk ishte dhe aq dramatike. blihej thesi i groshes ne vjeshte , beheshin hujemet e dimrit : recel , pasterma , specet me gjize , turshite apo patatet e mollet ne kashte . ma e mira ishte qe ai cop mish qe na jepeshte me tollona me ne fund mund te rrinte edhe ne dritare pa marre mundimin me e cu ne frigorifer te nji shoqeje te plakes qe jetonte nji pallat me larg qe nji zot e di sa turp me vinte kur e beja. shkurt muhabeti me ate qe kishim e me drute te stivos ne tavan apo ne ballkon kush kishte ia kalonim. po te mungonte noj dicka gjindeshte komshia i njerezishem.
te vetmen bezdi qe mbaj mend antena e televizorit . nuk e kapte mire shkupin . sidomos te premteve kur ishte "elektrik blu" krejt mashkullia tu i shkund antenat n'maje te catise.
ne pune , shkolle e kopesht shkoheshte ne kame ...dmth. kishim KOHE e jo shume salltanete.
tashti kane ndryshu kohet . cdo gje gati ne supermarket , supertuta qe mos ti futet edhe nje molekule shkerdhate uji apo ere se maezallah ftofen kalamjte e duhet ti mbajme ne shpi me ngrofjen qe shkon a "mille" e farmacine ne shpi , e lista e deshirave per ushqim qe hapet si fizarmonike e ai caji i malit qe trishtueshem rri mbyll ne erresine e nuk e prek njeri me dore. caji ta shpif.
e pastaj puna qe eshte larg 500 meter nga shpia e na behet 500 km se nuk ecim dot ne kembe se per dreq ktyne makinave gjermone ne bore ju rreshqet bytha e mbi te gjitha na sperkaten superkepucet me superlekure , super te ngrohta qe mbajne brenda corape super te modes , harrova sperkaten e behen pis nga bora e bardhe.
ta kishte dit Deda qe do vishin kto kohe i kishte dhjes mu ne shtylle telefoni.



Kush nuk e njeh Peshkopine mund ta quaje malok Al-in. Une kam qene atje dhe kam mbresa te mrekullueshme. NJerez qe kane krijuar nje etos te vertete. Te mprehte, tradite shkolle e mrekullueshme, pasterti si ne Korce.
Ta ka enda te bisedosh me njerezit dhe me ka habitur sidomos shpejtesia e kapjes se problemeve edhenga njerzit e zakonshem dhe sidomos pergjigjet e shpejta dhe te shkurtra.


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 4513 4514 4515 4516 4517 4518 4519 4520 4521 [4522] 4523 4524 4525 4526 4527 4528 4529 4530 4531 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.