Forumi Horizont | Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 4537 4538 4539 4540 4541 4542 4543 4544 4545 [4546] 4547 4548 4549 4550 4551 4552 4553 4554 4555 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Me ka bere gjithmone pershtypje si bejne reklama bankat e kompanite per te dhene borxh. Arriti nje pike qe po te blije televizorin me pare borxh ishte me lire sesa ta blije me paret e tua. Pastaj kuptova qe interesi per te blere te ardhmen tende (duke te dhene borxh) eshte ndoshta njesoj ose me i madh se interesi per produktet reale. Domethene, po ta shofesh me filozofi dhe me pak njohuri historike, skenari eshte keshtu: Diku tek nje shekull me pare filloi revolucioni industrial dhe prodhohej per here te pare aq shume saqe nuk ishte me problem prodhimi por gjetja e konsumatorit. Linden modele te reja prodhimi (si ne Japoni modeli just in time) qe fusnin ne llogari aftesine e tregut per te perballuar prodhimin. Paralelisht keta qe prodhonin nuk kishin ku te conin leket nderkohe qe konsumatoret s'kishin leke. Prandaj shpiken borxhin si model perparimtar per tu aplikuar ne mase, keshtu dhe qarku mbyllet. Ne nje ane te jap produktin, ne anen tjeter leket qe ta blesh. Ja ku e ke makinen ja dhe leket (virtuale) qe te blesh makinen. Vetem ndalo 1 ore rruges dhe te bej me makine. Ti thjesht do punosh per mua ne te ardhmen.
Keshtu qe ekonomia tejkaloi kufijte e hapesires dhe iu fut udhetimit ne kohe. Nuk blihet e shitet nje produkt sot, ai eshte vetem nje iluzion, ato qe blihen e shiten jane vitet e jetes qe do punosh per te tjeret. Ne nje fare menyre kjo nuk eshte ndryshe nga bujkroberit qe mesonim ne histori ne kohen e Enverit (per ata qe kane hap librat e shkolles). Nuk eshte ndryshe as nga femrat qe trafikojne nga lindja dhe i detyrojne te prostituohen per te paguar borxhin "e rruges". Shitja dhe blera e borxheve sot behet ligjerisht ne burse nga firma te firma. Ka firma qe blejne borxhe njesoj sikur te ishin produkte. Ne thelb shitblerja e te ardhmes se njerezve nuk eshte ndryshe nga shitblerja e femrave. Ne te dyja rastet ti ke nje si tip skllavi qe do punoje per ty.
Renia e ekonomise aktuale nuk ka vetem te keqija, sepse me shume se renie eshte devijim nga modeli i borxheve. Sa me shume te rrenohet ekonomia aq me shume rritet mundesia e falimentimit te bankave. Dhe aq me shume rritet mundesia qe kush ka borxhe mos kete me asnje borxh, sepse banka ku more borxhin ka falimentuar. Sigurisht, ka dhe efekte te tjera kjo pune, por ideja eshte qe kjo renia e ekonomise, si cdo gje ne kete bote, nuk eshte thjesht negative.
Ne fund paradoksi me i madh eshte se nje vend komunist ka blere shumicen e borxhit te vendit nr.1 kapitalist, duke konfirmuar se beson tek e ardhmja e kapitalizmit.
Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 4537 4538 4539 4540 4541 4542 4543 4544 4545 [4546] 4547 4548 4549 4550 4551 4552 4553 4554 4555 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.