Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 449 450 451 452 453 454 455 456 457 [458] 459 460 461 462 463 464 465 466 467 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
to mr. G
Mr. G.
Po te dergoj kete leter te kerkoj falje per pakujdesine time qe mund te kishte kushtuar jeten tuaj. Me lejo ta filloj nga fillimi. Nuk pata mundesi te ta them ne person, nga rrethanat. Po parashtroj dhe njehere ndjesat e mia.
Ate dite ne spital, ndonese erdhe me dhimbje zemre, dhe te gjitha kushtet e tua shendetesore favorizonin infarktin, mendja ime nuk ishte teresisht e bindur. Gjithsesi, sipas protokollit, i bera te gjitha testet e duhura. rezultatet primare, konfirmuan bidnjen time. Nuk eshte infarkt. Gjithsesi, dhimbja kerkonte teste te metejshme, ndaj dhe une udhezova te njetin test qe kishe bere nje vit me pare, per te pare se sa shume i reziston zemra juaj sforcimit. Me nje klikim ne kompjuter, u be! Te nesermen do shkoje te beje testin, dhe sipas rezultave, do formulonim planin e trajtitimit.
Rezultatet e dyta treguan se ne fakt zemra kishte pesuar nje fare demtimi. Oh thashe, qenka zemra. Fola me koleget e tjere, mora kardiologun ne telefon. Gjithcka u rregullua, do bejme nderhyrje ne zemer. Vetem harrova qe te anulloja testin e meparshem. Ishte vetem nje klikim!!!
Me thane qe nderhyrja doli me sukses dhe kishit dale prej spitalit te nesermen. U lehtesova tej mase.
Ju lutem mos hezitoni te me kontaktoni si me poshte. Gabimi i pare nuk harrohet.
3..-...-....
Me respekt
M.J.
ps. Cmenduria ime eshte puna ime, pasioni im, qe me ka roberuar, lodhur dhe ende e dashuroj me gjithe shpirt!
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 449 450 451 452 453 454 455 456 457 [458] 459 460 461 462 463 464 465 466 467 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.