Forumi Horizont | Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)
Nuk dua te ma fshij njeri kete mesazh se me pelqen te them te verteten lakuriqe.
Besoj se ketu mund te shpreh hapur mendimin tim dhe askush nuk ka te drejte te fshije mesazhin tim, persa i perket fjales "SHPIRT"
Me sa duket disave nuk u pelqejne komentet pozitive ne lidhje me gjuhen shqipe, mbasi vuajne per medalje ne adresen e tyre dhe per damka apo njolla te zeza ne adrese te te tjereve.
Kisha shprehur mendimin se fjala "SHPIRT" eshte nje fjale, qe tingellon shume shqipe (safi) ne veshet e mij dhe qe nuk mund ta zevendesoj me asnje fjale tjeter te nje gjuhe te re, qe mund te mesoj gjate jetes time endacake neper bote, as me "psiki", as me "soul", as me "tessoro" apo ndonje fjale tjeter te gjuheve te botes.
Tingellon kjo fjale kaq embel dhe bute ne buzet dhe ne veshet e mij, sa nuk besoj se do te kete fjale tjeter ne bote te ma zevendesoje.
E vura ketu kete mendimin tim, se nuk me lejohet te shpreh hapur mendimet e mija pozitive tek temat e gjuhes shqipe, mbasi moderatori i ri i asaj teme atje, kerkon te beje te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe.
Sa mire do te ishte sikur te gjithe te degjonim nga pak, ato qe duan te tjeret te shprehin me sinqeritet dhe vertetesi.
Kaq kisha per sonte, besoj se u bera e qarte, per ndonje qe mund te jete edhe sadopak i paqarte.
Dua te shtoj gjithashtu, se respektoj pasionin dhe privacine e ketij moderatori persa i perket temes qe ai vete ka hapur dhe komenton ne lidhje me gjuhen aq te vjeter dhe te bukur shqipe dhe mbi te gjitha ne nje forum shqiptar.
Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.