Forumi Horizont | Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12874)
Vitet '60 me 2003 jane gjysem shekulli larg
Ne kohe lufte ndodhin gjera te tmerreshme,sepse lufta behet per te vrare kundershtaret dhe per te demtuar tekniken dhe ekonomine e tij.Gjithashtu ne lufte behen edhe gabime skandaloze qe shkaktojne shume viktima.
Ne rastin e Edvinit jam dakord me faktet dhe analizen qe i bene zoti Myftaraj pllakates se vendosur nga ky i marre.
Dihet se te gjithe te majtet kane qene e jane anti amerikane dhe nje nga keta eshte edhe ky i ndekerryer.Ne vitin 1997 Amerika i ndihmoi te majtet.Kujtoj ketu ftesen e bere nga Washington DC te kryetarit te bashkimeve profesionale Namik Dokle dhe te ndonje laroje tjeter qe kishte vjell vrer kunder imperializmit amerikam qe ne barkun e nenes.
Ata vazhdojne t'i urrejne amerikanet,pavaresisht se nuk ua mban te shprehen,sepse e dijne se c'i gjen.Urrejtaja shprehet ne forma te ndryshme dhe nje eshte edhe rasti i mesiperm.
Ndersa per sulmet qe i drejtohen Kadarese mendoj se nuk ka te drejte.
Romani ''Kronike ne gur''eshte nje veper artistike dhe jo dokumentare e shkruar rreth 40 vjet me pare.Autori ka te drejte edhe te filozofoje ne nje veper letrare,sepse ne te shumten e rasteve romanet dhe novelat,apo tregimet nuk pasqyrojne realitetin ne menyre dokumentare.
Do t'i kujtoja atyre qe nuk kane vizituar Kalane e Gjirokastres,se atje ndodhet nje aeroplan i kapur rob nga ushtria shqiptare ne vitin 1949.
Sic dihet me 2 gusht 1949 Greqia sulmoi trojet shqiptare.Ne kete sulm ajo ndihmohej edhe nga aeroplanet ushtarak te Britanise se Madhe.Edhe ky aeroplan eshte i RAF-it britanik.Vendi jone ka mardhenie shume te mira me UK,sepse ajo se bashku me USA jane dy vende qe e ndihmuan Kosoven per te ardhur deri ne prag te pavaresise,por atehere ashtu ka ndodhur.
Ky rast nuk eshte se u be ndonje gabim,por RAF ishte vene ne ndihme te monarko-fashisteve greke.
Nuk duhet ta krahasoj kete rast me ate cka ndodhur me 1944,sepse ne lufte behen edhe gabime pa dashje,pastaj teknika e asaj kohe nuk ka qene ne keto nivele qe eshte sot.Megjithate edhe sot behen gabime.Ne Irak per shembull ka ndodhur qe nje tank amerikan shkaterroi nje britanik.(Friendli fire).Por asnjeri nuk duhet ta vere ne dyshim se aleatet kane dashur te vrasin civilet shqiptare.
Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.