Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 07 Shkurt 2013 - 22:05:

Po vazhdoj me pedagogen e famshme, Elena Kocaqi. (F.261 e punimit tim)
F.6:
"Siç do e shikojmë [,] shqipja luan rol kryesor në formimin e këtyre gjuhëve, pasi ajo është pasardhësja direkt[e] e gjuhës së popullsisë pellazgo-ilire të Evropës."
Dhe kështu autorja jonë fillon punimin e saj, duke nisur me territoret e mirëfillta pellazgo-ilire; …do të fillojmë me të parin popull evropian [,] atë pellazgo-ilirë, -na thotë autorja Kocaqi dhe mëbështetet kështu si fillim, po si dy autorët parakalues, tek Homeri. Dhe ne shohim po ato fraza tashmë të njohura, mbi pellazgët e Azisë së Vogël, e Larisës pjellore, e Argosit pellazgjik, e Dodonës dhe Kretës. Më tej ajo jep pasazhe (të njohura tashmë) nga Herodoti mbi pellazgët, si dhe nga autorë të tjerë antikë. Po veçojmë dy fjali nga ato që autorja Elena Kocaqi na ofron, f.8:
"Ishulli i Rodos [,] ku gjendej një nga shtatë mrekullitë e botës antike, kolosi i diellit [,] ishte pellazg. (Nga Diodor Siciliani lib.V.f.55; Strabon lib.X.f.3)" Dhe më tej, f.9:
"Në Efes gjendej tempulli i Dianës që Jordanes thotë se e kanë ndërtuar Mysët. Ky tempull ishte një nga mrekullit e botës së vjetër. Ai paraqet një nënë që ushqen të gjitha qeniet njerëzore dhe [,] për idetë fetare pellazge [,] ajo e kishte kraharorin të mbuluar me gjinj. (Pausania lib.IV f.31.6 dhe VII 5.2)"
Pra kemi për pellazgët e Rodosit nga Diodor siciliani dhe Straboni, kemi dhe për pellazgët e Efesit nga Pausania. Rodosi është ishull në perëndim (paksa jug-perëndim) të Azisë së Vogël, ndërsa Efesi është qytet jo larg detit në perëndim të Azisë së Vogël. I pari është ishull, i dyti tokë; nga njëri-tjetri duhet të jenë larg rreth 200 km.. Të dy kanë qenë kryesisht me popullsi ionike (jonike), sidomos pas zbritjes së dorëve që i përzunë nga Peloponezi, -kjo sipas historianëve. Të dy kanë qenë në mes ndeshjes perse dhe jonike, aq sa dhe të dy kanë kaluar në gjysmën e dytë të mijvjeçarit të I p.e.s. nën sundimin pers(Efesi), apo aleat-pers (Rhodosi). Më vonë sërish në lidhjen jonike, (tani quhej lidhja atike, me Athinën në krye), ku Rodosi u bë dhe i pavarur; rreth vitit 300 p.e.s. në Rodos u ngrijt statuja (e njohur tashmë si kollosi i Rodit), dedikuar Zotit të Diellit, Heliosit. Pra, ndërsa në Efes dallojmë kultin e hënës, me Apollonin më parë e më vonë me Artemisën, në Rodos dallojmë më shumë kultin e Diellit, gjë që tregon se kemi aty një popullsi që ka qenë pro-perse, një popullsi jo helene. (Asaj kohe ishte feja ajo që bënte dallimin e njerëzve.) Tani, ky ndryshim i banorëve të Efesit dhe Rodosit, pedagoges tonë Kocaqi nuk i bie në sy. Ajo i fut të gjithë në një tas, duke i quajtur pellazgo-ilirë, … ndonëse, (lexuesi duhet ta dijë mirë këtë), nga asnjë autor i vjetër nuk përzihen pellazgët me ilirët.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.