Forumi Horizont | Gjithsej 145 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)
...Nje pjese e shkeputur nga Editoriali "Shembja e bipolarizmit nga ekstremizmi" i dates se sotme te Mero Bazes:
"..."
"Por leksioni më i hidhur që dhanë zgjedhjet greke ishte se në moment krizash politika e ka për detyrë të ngjallë shpresë me qëndrime morale dhe tërësisht të besueshme".
"..."
"Në të vërtetë ajo që ndodhi në Greqi, ndodhi pak a shumë dhe në Serbi, përveç faktit se aty dy partitë e mbrapshta, ajo nacionaliste dhe ish- socialistët e Milosheviçit, janë më të qartë dhe më të “moralshëm” në ruajtjen e identitetit të tyre kriminal.
Në Shqipëri, ku humbja e moralit në politikë është bërë identitet i vetëm i politikës, ekzistojnë rrethana të ngjashme si tek fqinjët tanë. Koalicioni në pushtet është bërë simbol i mungesës së moralit, jo vetëm me skandalet e tij financiare, politike, korruptive, dhe kushtetuese, por dhe me përpjekjen për të rifutur në lojë dhe për të ripërdorur karta të vjetra të politikës shqiptare. I ndërgjegjshëm për këtë status, Berisha po përpiqet po ashtu të bëjë pis dhe opozitën, ta përfshijë dhe atë në valën e marifeteve të tij, duke e bërë pis për tu dukur njësoj para shqiptarëve.
Në skenë po shfaqen dita- ditës mashtrues ordinarë të kohës së Fatos Nanos, burgaxhinj, që bëjnë sikur janë sekserë mes opozitës dhe pushtetit me qëllim që pushteti të mos rrëzohet nga shqiptarët, por të rrotullohet rreth tyre e prej tyre. E gjithë kjo krijon një aversion tek shqiptarët e thjeshtë, që kur thotë Nano do bëhem president, u kujtohet Nari, kur thotë Meta do fus Shqipërinë në BE, u kujtohet kaseta, kur thotë Berisha që Serbia është barbare, u kujtohet Fazlliçi dhe miliardat që Berisha u jep serbëve, kur thotë Rama që do shkoj tek Fevziu, u kujtohet batuta e famshme “të fala Sandrit”.
Në kushte të tilla depresive për shoqëritë, kur gjithë palët bëjnë pis njëra- tjetrën dhe askush nuk përpiqet të qëndrojë në këmbë me një kartë morale, nuk është çudi që forca të reja, gjysmë të besueshme si nacionaliste dhe ekstremiste, por me një retorikë të ashpër kundër kësaj situate, të fitojnë terren dhe ne të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, duke tronditur rëndë bipolarizmin, i cili u ndërtua për të zhdukur të tretët".
..dhe e mbyll:
"Është fat i madh që këtu ka pak ekstremistë apo nacionalistë që mund të bëhen rrufepritës për shpresë-humburit e demokracisë, por as në Greqi apo Serbi ata që po fitojnë nuk shkëlqejnë aq shumë si shpresë. Ata thjesht janë të qartë, kurse ata që sundojnë nxijnë. Ekstremizmi nuk sjell shpresë, por kur njeriu është i zemëruar duhet të hedhë një gur diku".
Gjithsej 145 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.