Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 23 Shkurt 2013 - 00:41:

(vazhdon art.2) Nëse pranojmë bashkimin Shq.-Kos. dhe ndarjen e shqiptarve të Maqedonisë nga ai shtet ku ndodhen tani, kjo do të sjellë në rastin më fatlum dhënien e konçesioneve shteteve të tjerë. De jure do pranohet se ky konçesim ndodh nga të gjitha palët, ndërsa de fakto kuptohet se më i fuqishmi, më i prezantueshmi, më i besueshmi do të përfitojë më shumë, pra do përfitojë nga konçesionet e palëve të tjera dhe vetë do lëshojë më pak pe. Për momentin shqiptarët janë më të dobtit, pavarsisht se prapa qëndron Amerika dhe Bashkimi Europian, pasi këto janë në mbështetje të rrymave përparimtare dhe jo atyre nacionaliste, çfarë në një rast bashkimi dhe ndarje nuk do ti përkrahin këto forca nacionalistësh-patriotësh, të cilët edhe mund të diskretitohen, siç edhe janë diskretituar herë pas here edhe tani, -rastet më të dukshme në media janë diskretitimi i UÇK-ës kosovare dhe influenca islamike radikale në shqiptarët e Maqedonisë. Pra, nacionalist-patriotët shqiptarë do humbin më shumë nga një bashkim Shq.-Kos. dhe ndarje e shqiptarve të Maqedonisë nga ai shtet, qoftë ky proçes në paqe i bërë, qoftë edhe me luftë, ku në këtë rast të dytë ka shumë mundësi që humbja e shqiptarve të jetë edhe më e madhe nga ai në proçese paqësore, si për faktin e mospatjes së strukturave ushtarake, (qofshin këto dhe popullore), ashtu dhe për mosmbështetjen perëndimore ndaj një proçesi aq të shpejtë nacionalist që duan këto zëra shqiptarësh dhe të tjerësh në Ballkan; dhe e treta është se këto zëra dhe lëvizje shqiptare nacionaliste do të jenë diskretituar edhe më akoma deri në fillimin e një lufte, të cilën, sido të vijë puna, do e paraqesin në mediat botërore si të filluar nga nacionalistët shqiptatë, biles nacionalizmin bebe shq. do e paraqesin patjetër si ato personazhet negative të filmave të Spilbergut.
Ndaj, edhe duke i qëndruar hipotetikisht proçeseve paqësore dhe gjysëm paqësore, në këtë bashkim me shtetin amë, siç këta e quajnë Shqipërinë, nacionalistët shqiptarë kanë vështirësinë e marrveshjeve me nacionalistët e vendeve përreth. Në rastin më fatmirë këta do i falin (më e pakta) pjesën veriore të Kosovës serbëve dhe fshatrat me shqiptarë në Serbi, por do pranojnë edhe humbje të tjera territoriale. Po ashtu edhe shqiptarët e Maqedonisë do marrin sa më pak nga Maqedonia, (kolizionet e ndryshme fetaro-nacionaliste ku po i fusin ndihmojnë në këtë humbje të tyre), e së fundi të gjitha këto do përtypen si arritjet më të mëdha të nacional-patriotëve shqiptarë. Vetëm se në këtë rast nuk do jenë këta nacionalistë në ballë të punëve, por vetë politikanët, të cilët i përdorin këta nacionalistë në planet e tyre, dhe këta të fundit (apo një pjesë e tyre) do vazhdojnë të akuzojnë edhe pas „festës“ së bashkimit për konçesionet e mëdha që politika shqiptare i ka falur fqinjëve, ndaj dhe këta politikanë do quhen si përherë: tradhëtarë.
Pra, edhe sikur të kemi një përrallë të bukur ballkanike, shqiptarët do jenë ca më tepër të humbur nga fqinjët. Vetkuptohet që festa madhështore e bashkimit nuk do mungojë, e nga ana tjetër do rinisin qarjet, jo vetëm nga ana shqiptare këto por edhe tek fqinjët, -të gjitha këto i di gjithkushi me shkollë, jo më pak edhe fqinjët, e në radhë të parë vetë politikanët e vendeve tona. (Kjo është tipikja e vëndeve ballkanike, sidomos Shqipërisë, ku politikanët janë pjesa më largpamëse e lëvizjeve të ndryshme të së ardhmes dhe jo inteligjenca, si në vende të tjera europiane; dhe si mund të jetë ndryshe, ku kjo inteligjencë ka për momentin probleme pensionesh e nga më të ndryshmet, ndaj dhe këta politikanë, jo aq për shkak të zgjuarsisë së tyre se sa asaj që ua kanë kujtuar herë pas here kolegët e tyre të vendeve të tjera të Ballkanit dhe Europës, sillen me urtësi dhe largpamësi në marrdhëniet ndërballkanike, -sepse dhe nuk kanë rrugë tjetër.) Pra, mund të vimë në atë pikë që pretendojnë nacionalistët/patriotët shqiptarë, ku bashkimi i Kosovës me Shq. të bëhet me një Kosovë të përgjysmuar ose deri 2/3 e saj dhe përpjekje të mëtejshme për shkëputjen edhe të shqiptarve të Maqedonisë, gjë e cila (sikur të) arrihet pas përpjekjesh të mundimshme, por edhe në këtë rast do shkëputen vetëm dy-treqytete të vogla dhe shqiptarët e tjerë ose do shpërngulen në Turqi ose në pjesën e shkëputur, ose në Kosovë, ose në Shq.. Pra, do merren humbjet territoriale si fitore, pasi të qarat e naionalistëve të anëve të tjera do ushtojnë edhe më shumë në qiell, dhe në vitet e ardhme dhe breznitë e ardhme pretendimet e nacionalistëve të sejcilit shtet nuk do rreshtin sërish, kështu ky problem do jetë ndoshta i përjetshëm, siç duket se ka qenë, -pa llogaritur këtu faktorë dhe insinuata të tjera që i zbusin ose i ndezin edhe më këto çirrje nacionalistësh, të cilat kuptohen vetëm pas shumë dekadash, biles një pjesë e shoqërisë nuk i kupton kurrë. (vazhdon, art.2)


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.