Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga sonja datë 10 Maj 2005 - 20:14:

po rinis mesazhin. eshte e vertete qe ne shoqerine shqiptare bie me teper ne sy forma se permbajtja.dhe gjerat qe thote fajtori jane mjaft te verteta.por kjo eshte shume e thjeshte per tu kuptuar.pavaresisht se forma e sjelljeve te shume shqiptareve eshte "perendimore" ne siperfaqe,ne thelb shqiptari eshte lindor,per te mos thene ka mentalitet oriental.kjo vjen nga ndikimi 500-vjecar i turkut qe la pas nje mentalitet thellesisht prapambetes e feudal.keshtu qe,eshte e natyrshme qe "ato vajza me *****t e tangosura" te mos kene nje barazi seksuale me meshkujt, po te kthehen "ne orar" ne shtepi. mos harroni qe ato vajza rrjedhin nga nena e gjyshe qe me pare jetonin ne familje te medha patriarkale ku gruaja shtepiake kish rolin e sherbetores,e do ti lante kembet vjerres,vjerrit,burrit e mysafirit. ishte nje lloj shoqerie ku martesat beheshin me duvak,e te martuarit e njifnin njeri-tjetrin diten e dasmes.
tani,nga kjo lloj shoqerie mos prit nje ndryshim rrenjesor,ku femra te jete e barabarte me mashkullin ne rolin qe ka ne shoqeri,te jete e pavarur ekonomikisht,e shoqeria shqiptare te jete si shoqerite normale perendimore.
dhe ato femra qe jane munduar te ndryshojne pak gjerat ne ate lloj mentaliteti,jane pare me teper paragjykime dhe iu vene nofken "e perdale" etj,etj.kemi te bejme me nje shoqeri akoma shume maskiliste e konservatore,ku "burri" mbetet figura kryesore ne cdo shkalle te saj: nga familja ne shtet.
megjithate,me gjithe absurdin dhe kontrastin e cdo gjeje ne shqiperi,tek e fundit eshte ajo qe terheq me shume;ngertheshja e lindores dhe perendimores ne cdo element te jeteses.them se pasqyron natyren komplekse te shqiptarit.me shpirt lindor e syte nga perendimi...


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.