Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Gjendet i mbytur pasi e hoqen nga puna (Korrieri)
E Merkure, 28 Qershor 2006
Andi Kuminja, nje 30-vjecar, baba i dy femijeve ne Elbasan, u gjet i pajete dje ne ujerat e lumit Shkumbin. I trishtuar pasi e hoqen nga puna ne fabriken e hekurit, kishte vendosur te veteflijohej
LUSHNJE - Fund tragjik per ish metalurgun e Uzines se Prodhimit te Celiqeve ne Elbasan. Kufoma e 30 vjecarit Andi Kuminja me banim ne Bradashesh te Elbasanit u gjet dje paradite ne Shkumbin, ne afersi te fshatit Cerme te Lushnjes. Babai i dy femijeve, u zhduk nga shtepia me 26 mars te ketij viti. Kufoma e dekompozuar e 30 vjecarit u gjet nga fshatare te zones e ngecur ne nje rrozge ne thellesi te lumit.
Banoret e fshatit kane lajmeruar policine e komisariatit Lushnje e cila ka transportuar kufomen ne morgun e ketij spitali. Me pas policia e Lushnjes ka njoftuar policine e Elbasanit. Kufoma eshte identifikuar nga familjare te ish metalurgut Kuminja. Familjaret e kane njohur njeriun e tyre vetem nga teshat qe ka pasur ne trup pasi per shkak te dekompozimit kufoma ka qene e veshtire per tu identifikuar. Eshtrat me pak inde te mbetura te 30 vjecarit, do te transportohen sot per ne Elbasan.
Shpenzimet per arkivol dhe transport do te kryhen nga deputeti i zones Bukurosh Stafa, pasi familja Kuminja ndodhet ne mjerim te plote dhe nuk ka mundesi financiare. Madje ish metalurgu u vetembyt per shkak te borxheve dhe gjendjes se veshtire financiare. Sipas te emes Meleqe Kuminja, pas mbetjes pa pune nga firma ‘Kurum’, Andi u zhyt ne deshperim. Per kete arsye ai u vetembyt ne lumin Shkumbin. Nga rrefimet e familjareve, para se te largohej, Andi i ka thene nenes se tij se, "u beme per t'u mbytur, nga borxhet e shumta". Ish metalurgu ka lene gruan te vè dhe dy femije jetime, Rezarten 5 vjece dhe Mateon 2 vjecar. Familjaret kane kerkuar dje ndihmen e shtetit, per te rritur dy jetimet e vegjel. F.Salliu
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.