Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 451 452 453 454 455 456 457 458 459 [460] 461 462 463 464 465 466 467 468 469 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datë 12 Korrik 2009 - 01:04:

Re: Le mani su Palermo

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk eshte nje film me skenar te menduar. Eshte historia e hetimeve dhe kapjes se bosit mafioz Salvatore Lo Piccolo ne 2007. Ne gjuhen kinematografike e quajne docu-fiction, por ne te vertete eshte nje krijim i vecante artistik qe lidh realitetin me kinemane. Filmi nuk ka thuajse asnje difekt, me nje nderlidhje perfekte audio-video dhe nje montazh te admirueshem qe mund te konkurroje filmat me te mire me mafioze amerikane. Ka plot pjese me pergjime te bere nga policia. Ne nje fare pike nuk kuptohet cfare eshte krijuar nga regjizori dhe cfare nga policia, sepse cdo gje lidhet ne menyre perfekte. Menyra dinamike e montazhit dhe alternimi i hetimeve te policise ngre adrenalinen dhe te ben te thithesh cdo detaj.

Per fatin e shumices qenka teresisht ne youtube i ndare ne pjese 10 minutshe. Me poshte nje pjese nga mesi:





Edhe njehere konfirmova qe ky film eshte bere me art. Po ta kapi dora ne TV nuk e heq dot me ate kanal. Suspence real i nje hetimi, perzjere me ambjentimet dhe pamjet siciliane. Paralelizmi me Shqiperine, sa te duash. Ja nje shembull:


  Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 451 452 453 454 455 456 457 458 459 [460] 461 462 463 464 465 466 467 468 469 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.