Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 460 461 462 463 464 465 466 467 468 [469] 470 471 472 473 474 475 476 477 478 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Syrius datë 29 Qershor 2009 - 19:51:

Nje cope rruge.

Thjesht nje cope rruge e ecur me njerez te ndryshem. me disa ulesh e flet , me disa vetem takon shikimet .. me disa te tjere investon dicka te vertete e te sinqerte.

Por pyes veten. mos valle sinqeriteti eshte dicka e tepert ne shoqerine e sotme? Une dikur kam qene idealist.

Dikur , ne 2002 , kur hyra per here te pare ne keto vende elektronike , isha nje idealist i kulluar. Po sot ? Nuk e di. Di qe tashme thjesht jetoj nje jete te qete e pa shume emocione.

Dikur ulesha ne stolat e Universitetit Italian te Triestes e shkruaja skica-proza per perendimin e diellit. Tashme me duket sikur dielli im ka perenduar me kohe.

Shpirti i njeriut eshte si rrjete merimange : Kur lindim eshte i perkryer e pa fije te shkeputura. Me vone, era e jetes e prish ne disa vende. Megjithse ne e ngjisim serisht , ne qofte se jemi te forte, ai kurre nuk eshte si me pare.

Cfare jam une sot ?

Mos valle jam Cinik?

Mos valle jam nje Qofte?

Ndoshta jam thjesht gjalle e pa shume iluzione. por ndoshta ishin ato iluzione qe me benin mua shume terheqes per ata qe kisha perreth. Tashti qe i kam humbur mos valle une jam nje hic?

..Ehh...

Dikujt i tregova per ndjenjat e mia pr nje tjeter dhe ne te dy u larguam e u ftohem me njeri tjetrin pa u njohur mire.

Sinqeriteti...thjesht nje fjale e vetmuar...


Ps : Klodel , me ka marre malli. C'thote vendi ku jeton? A je Mire?


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 460 461 462 463 464 465 466 467 468 [469] 470 471 472 473 474 475 476 477 478 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.