Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga i_lire datë 16 Dhjetor 2003 - 02:16:

Ja si ndjehem... Pak Clodhje Ju Lutem...!!!


I lodhur, shume i lodhur.
I lodhur se vdekuri cdo dite.
I lodhur duke u ndiere i shperngulur,
i zoteruar, i munduar, i vjedhur;
i paperfillur, i harruar, i munduar.

I lodhur, shume i lodhur,
se qenuri marionete e ererave
dhe e ketij xhuxhi te cuditshem fuqiplote,
qe duhet qe nga lart te qeshe,
te terheqe fijet,
dhe une leviz kete kembe,
ose bie nga kjo dore,
dhe qaj, qesh, apo kafshoj,
dashuroj, genjej dhe harroj.

I lodhur, shume i lodhur;
duke mos perfillur ne menyre
te pandreqshme,
qeniet qe dua me teper,
si nje lume prej zhive,
i pashtershem dhe i dhimbshem,
ne kerkim te shtatit tim.

I lodhur; shume i lodhur;
duke u plakur ngadale,
duke qene vetem une qe jam,
duke fshehur castet me te hidhura,
duke jetuar ne kurriz te endrrave,
duke pare se si vdesin
jeta dhe dashuria.

I lodhur; po, lodhur, shume
i lodhur - se ecuri duke rene e duke rene
se qenuri nje barre e zymte,
se mosqenuri i dobishem per asgje,
se ushtruari vetem nje ves,
dhe se qari.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.