Forumi Horizont Gjithsej 388 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 388 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- A i besoni dashurise permes Internetit ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1373)


Postuar nga ENISS datë 28 Mars 2004 - 00:49:

Shume dakort me obsession.
Njeriun gjithmone e ka terhequr natyra mistike e nje lidhjeje miqesore, dashurore, etj... Ka raste qe kujdeset vete per ti krijuar kushte te tilla. Nepermjet telefonit... Dhe interneti te krijon pikerisht kete komoditet, ndaj ekzistojne te gjitha mundesite per lidhje qe mund te jene qesharake, te kenaqshme dhe te suksesshme...
Perderisa perdorues te internetit jane pikerisht po ajo natyre dhe perberje njerezish qe jane edhe ne jeten e perditshme (ai kontigjent), eshte e tepert te cuditesh se ekzistojne lidhjet nepermjet internetit. Sepse pjese e njeriut eshte edhe ajo qe kam shpjeguar me siper ne lidhje me natyren mistike te zhvillimit te ngjarjeve. Chatin e frekuentojne nje mase e gjere njerezish, forumin po ashtu, tere rrjeti (interneti) krijon mundesine e komunikimit mes njerezve dhe ska si te mos ekzistoje mundesia te afeksionohesh.
E di ku te bie ne sy falsiteti i anetareve ne kete teme? Te gjithe ata qe jane pergjigjur ''nuk besoj ne lidhjet mes internetit'', nuk kane argumentuar me asnje rresht pergjigjen e tyre, pse nuk besojne. E shumta kane shfaqur pak cinizem pa lidhje, ku nuk tregojne gje tjeter vec kompleksitet.
Ketu ne kete forum, nese do ta merrnit kaq thjeshte sa jeni shprehur, nuk kish pse te harxhonit kohe duke shkruar me te bukuren e asaj qe ju mendoni per cdo teme. Sepse ju pelqen te aprovoheni nga lexuesit, por njekohesisht edhe ju selektoni e simpatizoni nje pjese te mire te tyre prej kesaj shume. Ketu fillon gjithcka

Persa i perket eksperiencave qe mund te kete patur dikush ketu (disa mendonin se mundesia per te genjyer e per te mos shqafur ate qe eshte reale per pjesen tjeter pas atij ekrani), kjo ste ben aspak te jesh kaq i prere dhe i cunguar ne gjykimin tend. Kjo ste ben te te rezultoje se lidhjet nepermjet internetit nuk funksionojne, apo te te duket nje ide e cmendur.

Une kam pare nje film dikur, ku gjithe ngjarjet zhvilloheshin mes dy personave qe njihen ne internet. Cdo mengjes zgjoheshin dhe flisnin bashke. Cdo nate e gdhinin ne internet bashke. Shume aktivitete te dites ne jeten reale i minimizuan duke kaluar kohe me njeri tjetrin per muaj te tere ne internet. Femra (ishte e divorcuar me nje femije) dergonte cdo dite copeza fotosh te fizikut te saj per te ushqyer kureshtjen e djalit. Djali i linte te degjonte vetem zerin, qe e kishte shume te qete e te embel. Kureshtja dhe deshirimi per njeri tjetrin per disa muaj kish arritur kulmin, nderkohe edhe marrdhenia evoluon shume ne afeksion dhe konfidencialitet, por gjithnje ne kufijte e virtualitetit. Te dy deshironin te takoheshin, por hezitonin. Nderkohe nuk insistonin as vete, per te lene veten e tyre te arrinte majat e fantazise dhe kurjozitetit, nje loje qe benin me veten dhe qe i kenaqte. Pas disa muajsh vendosen te takoheshin edhe djali i jep vajzes adresen e shtepise. Merr rrugen dhe pershkron rruge te tera me makine e menduar dhe duke u ngjitur kaloi disa momente neper shkalle nga emocionet. Me te qintat e sekondes ne mendje tere perfytyrimin qe kish arritur per djalin nga elementet qe kish njohur ne internet. Fjalet, zerin, bisedat, etj... Ishte teresisht e dashuruar. I bie deres, dhe shikon nje djale te vogel, te dobet, 16 vjecar, te zgjuar, me floke te kuq, me ze te embel... Ketu mbyllet filmi duke dhene titrat.
Djali kish filluar te lozte ne fillim me te, por me pas i kish pelqyer kjo loje, i jepte kenaqesi dhe emocion, ishte dashuruar, dhe nese do ishte i sinqerte me te loja do merrte fund.
-----------------------
Pra ketu njohjet dhe historite mund te jene nga me te ndryshmet, nga me te cuditshmet, te bukura dhe te shemtuara, per vete natyren mistike te kushteve ne te cilat ndodhin ngjarjet.
Njoh persona qe jane lidhur ketu edhe kane koeciduar ndoshta te merren vesh mire e kalojne lezetshem.
Nuk eshte e thene qe duhet ta provosh vete e te besosh ne lidhjet nepermjet internetit. Boll te nisesh nga natyra njerezore e ta analizosh ate, e kupton me thjeshtesi qe eshte mese e mundur.
Ciao


  Gjithsej 388 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 388 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.