| Forumi Horizont | Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mbetem i mendimit se emigrantet ne pergjithesi nuk ja kane haberin cfare ndodh ne Shqiperi. Te keta fus dhe veten perderisa nuk ndjek lajme dhe nuk jetoj aty. Ajo qe i ben nje pjese te mire emigrantesh funderrina eshte kollajtesia ne te gjykuar, ose deliri i kryeministrit qe i ze duke pare e gjykuar gjerat per dy minuta. Emigrantet jane dhe do mbeten njerez pa shtet, pa te kaluar dhe pa te ardhme perderisa nuk jane qytetare te mirefillte te asnje shteti. Me se shumti rreken te integrohen jashte shtetit dhe mbajne syte nga Shqiperia kur te huajt i perdhosin dinjitetin.
Dukje konsideruar dhe ca gjera te tjera koncepti i funderrines kompletohet kur njerez qe vijne nga nje bote e pamoralshme (Made in Albania) zbulojne moralin perendimor dhe e aplikojne shkujdesur kundrejt realitetit shqiptar.
Personalisht mundohem te mos kompletohem si funderrine, te kuptoj se edhe une jam vetem nje cope emigrant, gje qe shume veta se kuptojne ose e quajne privilegj. Dhe ndersa mund te quhet privilegj jetesa jashte shtetit, eshte tragjike per Shqiperine ekzistenca e papagalleve qe gjykojne shkujdesur cdo akt politik, artistik ose makaber. Shqiperine e bejne ata qe jetojne atje, dhe po te lexosh ketu ne forum ata hedhin gjykime me te pjekura per ngjarjet e atjeshme. Nderkohe emigrantet e poshteruar te perendimit mundohen te poshterojne nga ana e vet cdo gje Shqipetare si per ti dhene vetes te drejte per zgjedhjet qe kane bere. Kjo eshte qershia mbi torte qe kompleton konceptin e funderrines, perderisa emigrante te larguar per te ndjekur egoizmin vetjak arrijne te predikojne mbi moralet politike dhe seksuale te shoqerive te tjera. Tani me thuaj ti, si do i quaje keta moralizues pa histori dhe pa te ardhme te cilet gjykojne guret e Top Channelit me hamendje bythe-pambukese?
Sorry se dolem fare nga tema. Mund te fshihet ose te spostohen keto mesazhe se skane lidhje me temen.
| Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.