Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Nacionalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17602)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 30 Janar 2010 - 01:39:

.
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË


Neni 10

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.


2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.


3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.


4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ...ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.

5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.

6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.