Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
(vazhdim, art.2) Kështu jemi (edhe në këtë rast hipotetik të zgjidhjes së çështjes shqiptare) në një rokadë të përjetshme. Jemi në një luftë dhe përpjekje të përhershme përfitimesh, e cila kalon sa nga qarjet e deri tek kërcënimet, -në rastin më fatlum kjo, pasi mund të plasin dhe bomba, të cilat krijojnë situata të tilla shvejkiane, ku i plagosuri shikon pak më tej çfarë ka ngrënë disa orë më parë, gjithashtu habitet mes dhimbjesh se si këmbët e tija janë përzier me zorrët e hapura. Ndaj natyra njerëzore ka kërkuar gjithnjë rrugë të reja në raportet e tija të jetës dhe jo përsëritjen e situatave, qoftë këto edhe me emra të ndryshuar. (Ndaj dhe unë nuk bëj gabim kur i vesh shoqërisë dhe abstraksionit „njeri“ proçese kimike që i përmbledhin afektet, të cilat në një vështrim empirik duket se i përkasin qënies biologjike.) Ndaj ne ndodhemi sot në rrugë të reja europiane, pra dhe ballkanike, pra dhe shqiptare, serbe, maqedonase, etj., të cilat nuk kanë ekzistuar më parë, ashtu siç marrdhëniet kapitaliste nuk kishin ekzistuar në antikitet dhe në mesjetë. Ndaj dhe Europa e rrugëve të reja nuk ka kohë të humbasë me skenarë të vjetër ballkanikë. Këto rrugë të reja janë integrimi në familjen e madhe europiane, e cila nuk ekzistonte më parë. Problemi që këtu shtrohet është: a kemi besim ne se kjo rrugë e re do ketë sukses për gjithë këto familje të veçanta që po bashkohen gradualisht, apo jo?!. Natyrisht, me sy mbyllur nuk kërkon njeri të hyhet në këtë familje. Hidhen më parë mbi tavolinë edhe rastet hipotetike të dështimit. Ç’do bëhet me Kosovën dhe etnitë e atyshme, nëse ky Bashkim Europian dështon apo e nxjerr jashtë këtë shtet? Ç’do bëhet me Maqedoninë dhe etnitë e atyshme, nëse Bashkimi Europian dështon apo e përjashton këtë shtet nga bashkësia e tij? Ç’do ndodhë përgjithësisht, pra në veçanti me shtetet e ndryshme, nëse Bashkimi Europian dështon pjesërisht ose plotësisht? Këto pyetje duan një përgjigje, të cilën po e kërkojnë jo vetëm këto vende ballkanike, por edhe fuqitë kryesore të B.E.-s (EU-s). Ndaj dhe këto muaj e vite po bëhen përpjekjet e sejcilit shtet dhe komunitet të prezantohet sa më dinjetisht në sy të botës, në sy të shteteve të ndryshëm, në sy të organizmave përgjegjës për pranimin e tyre, OKB-s (UNO-s) dhe organizmave të tjerë. Në këtë prezantim shteti kosovar dhe shqiptarët e kosovës kanë ngelur mbrapa. Po dhe përfaqsimi islamik në shqiptarët e Maqedonisë, po i dëmton këta në sy të botës. Dhe të mos harrojmë, këta shqiptarë po si dhe shqiptarët e Shq. nuk janë aq fetarë sa i tregojnë për momentin mediat e ndryshme. Shto dhe plot probleme me të cilat Shqipëria prezantohet sot në Europë dhe Botë, kuptohet se sa problemi i panvarsisë së shqiptarve në shtetet fqinjë ka shance të mira! Pra, siç thotë llafi i urtë, s’jemi ka kërkah, (e përdor dhe gazetari kosovar, Veton Rugova). Nëse në këtë vetë-kritikë është më tepër ajo mani shqiptare, mbi dalluese nga të gjithë kombet e tjerë, për kritizimin e vetvetes, unë nuk e di saktë këtë, ndoshta është në këtë vetë-kritikë edhe kjo mani jona e kritizimit të parreshtur të vetvetes, (gjë që për mua është pozitive). Por sidoqoftë, vend për vet-lavdërim sot në këtë frymë rritjeje nacionaliste nuk ka; as vend për tu kënaqur pse dhe vendet e tjera si Serbia, Maqedonia apo Greqia marrin edhe ato herë pas here kritika nga BE-ja/EU-ja; -në internet sheh shpesh si gëzohen shqiptarët pa shkollë, kur herë-herë ndonjë shtet ballkanik merr kritika nga Brukseli. Troç muhabeti, sa vjen e më tepër kohë po kalon, shqiptarët po e prezantojnë vetveten përherë e më keq në sytë e botës, duke filluar me krimin e organizuar, trafikimin e lëndëve narkotike, biznezin ilegal të prostitucionit femëror, korrupsionin, monopolizimin e sferave të ndryshme të ekonomisë, moszgjidhjen e ligjit të tokës, e plot budadallëqe me okë, të cilat edhe më tepër fryhen nga mediat e ndryshme.
Pra, edhe pa llogaritur se problemet e nacionalistëve të rinj shqiparë dhe të tjerë ballkanas janë të vonshme për proçeset ku kanë hyrë vendet dhe popujt europianë, duhet thënë se, qoftë edhe i shtruar dhe i zgjidhur (hipotetikisht) problemi i tyre i bashkimeve shqiptare, ky problem gjen një zgjidhje të pjesëshme, çfarë d.t.th., nuk gjen zgjidhje, siç nuk gjeti zgjidhje as Kashmiri indiano-pakistanez, sepse në çdo rast të tillë me dy e më shumë etni duhen bërë ose largime masive, ose një kufi aq i komplikuar sa dhe pranimin e enklavave nuk e përjashton dot. Në vija të përgjithsme, Shqipëria etnike/natyrale e patriotëve-nacionalistë tanë mund të shkojë në fatin më të mirë deri në Prishtinë e Prizren, e më poshtë në Tetovë e Gostivar. Por jo më shumë, se të tjerët, po si ‘ta, kanë paraqitur me kohë pretendimet e tyre. Se si prezantohet pastaj kjo zgjidhje për momentin apo më vonë, nga një pjesë apo nga pjesa tjetër, ky është një problem tjetër, pas të cilit duhet të jemi të sigurtë se problemet nacionale nuk kanë për tu zgjidhur kurrë. (Këtë ne e kemi treguar edhe nga pikpamja historike në librat tonë të përparmë.) Ky problem do ekzistojë për sejcilin komb dhe etni përherë, të paktën për aq kohë sa shoqëritë e gjithë botës nuk i kanë zhvilluar marrdhëniet e tyre të prodhimit, këmbimit dhe shpërndarjes deri në atë pikë sa politizimi i tyre të dilte i tepërt.
Di.÷Do. 13÷15. 12. 2011
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.