Forumi Horizont | Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Eshte e vertete femrat jane subjekt me i lehte drejt nje autoviktimizmi te tepruar?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2949)
Femra nuk mund te jete subjekt i antivlerave se mbart vlera
Pergjigjia ime ne lidhje me temen eshte:
Jo, sigurisht qe nuk eshte e vertete nje gje e tille.
Se pari ne menyren se si shtrohet pyetja ketu behet fjale per nje problem te degraduar (d.m.th gjinia femerore eshte kthyer ne viktime,i jane mohur vlerat themelore dhe problemi degradon me shume kur flitet per autoviktimizim qe d.m.th se me dashje gjinia femerore i mohon vlerat vetes) dhe me kete dua te them se tema ka te bej me shfaqjen e antivlerave por qe ne kete rast nuk i takojne gjinise femerore pasi sipas temes ajo tashme eshte kthyer ne viktime qe akoma me tej d.m.th se dikush e ka detyruar te jete ne kete gjendje(per qartesi dua te shpreh se pa kaluar gjendjen e viktimes nuk mund te kalosh ne ate te autoviktimizmit) .Duke mos dashur te detajoj arsyetimin tim pasi kjo do te bente nje shtjellim teper te gjate te temes po mbetem tek autoviktimizmi.
Me lejoni ti pergjigjem temes me nje kundra pyetje: Pse gjinia femerore duhet te jete subjekt autoviktimizmi?
Pergjigjia sigurisht eshte dhene me siper vecse tani dua te theksoj (meqenese tema ben fjale per gjinine femerore) se antivlerat qe i atribuohen femres ne kete rast nuk tregojne gje tjeter vecse degradimin e shoqerise ku devijimet nga vlerat qe mbartin te dyja gjinite kthehen ne dicka normale dhe kjo trashegohet nder breza(pra antivlerat kthehen ne vlera).
Ne kete rast do te ishte mire qe secili te shihte brenda vetes dhe te gjente secili pergjegjesite e veta.
Pershendetje te gjitheve
Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.