Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Shpifjet Per Mjaft-in (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3717)


Postuar nga Fajtori datë 19 Janar 2004 - 20:28:

MayDay, qe me ne fund paske shkruar emrin ne nje teme gjetke.

Jam i sigurt tashme se mesazhi yt nuk drejtohej nje ersoni, ashti sikurse i imi, i cili thjesht konstatoi spiralen e ngushtesise qe njeri pas tjetrit disa interlokutore shtyne.

Te vijme te diskutimi mbi Nanon, qe ne fakt ka te beje me shume e shume aspekte te tjera. Ti vete ke thene se nuk ka lezet ideja e turmes. Eshte pikerisht ajo qe sme pelqen edhe mua. Nga ana piskologjike ndodh jo rralle qe ne nje turme te kete difuzion te pergjegjesise (term shkencor) dhe ngjarjet qe ndodhin gjate nje turmezimi apo mitingu mbeten pa pergjegjesine e askujt.

Ne Shqiperi nuk kemi OPOZITE, sipas meje. Kjo eshte fatkeqsia e pare qe nuk lejon zhvillimin istitucional. Mungesa e besimin ne ate qe sot e quan veten OPOZITE ben qe levizja MJAFT te beje punen e opozites, duke u distancuar nga politika e asaj qe sot veteshpallet opozite. Jo rastesisht njerezit sot kane shume me simpati per Mjaft-in sesa per opoziten. Mjaft-i po prek pikat kyce te mungeses istitucionale, po balancon mungesen e politikes se mjate e cila mungon ne Shqiperi (sepse mbron shtresat me te uleta dhe bazen e popullsise).

Megjithate duhet te shikojme gjerat ne sy. Mjaft-i eshte nje organizate shume efektive qe ka ndihmuar jo pak ne zhvillimin shqiptar, por nuk mund te shfaqet si alternative ndaj qeverise se sotshme. Prandaj ne kete pike jemi akoma ne zero, perderisa alternativa e vetme e Nanos te mbetet Berisha apo Meta. Ajo qe une do doja te behet eshte forcimi i nje sensi opozitar me fakte si ato qe ti ke shkruar me lart.
Ndryshe nga ato qe keni shkruar me lart une mendoj se problemi nuk qendron tek popullsia qe merret me politike me teper sec duhet. Perkundrazi, qendron tek distancimi i njerezve te vlefshem nga politika. Ne zhvillimin e vendit mund te marrim pjese ne shume forma. Mjaft-i ka gjetur nje forme "levizje qytetare", ti mund te perdoresh boten e informacionit etj. Megjithate derisa ju (apo dhe une) te rrijme larg politikes e te gjykojme gjerat nga jashte nuk mund te bejme UPDATE ne sistemin e perfolur politik.

Me pak fjale, qeveria permiresohet kur sistemi politik ka nje pozite dhe opozite te forte dhe te pjekur. Sali Berisha qekur humbet zgjedhjet e deri diten e zgjedhjeve te reja e ka mendjen per te hedhur qeverite, per te bere mocione mosbesimi, per te shfryteszuar tragjedite etj etj. Dikush e quan opozitar shume te zot, por fakti qendron se populli ka nevoje per nje opozite serioze qe argumenton me fakte. Ne aspektin politik ne kemi mbetur 150 vjet prapa, kur shikojme se politikanet hedhin pa pike turpi fjalet "kusar, horr, hajdut" etj.

Pra, mayday, deri tani ne dhe Mjafti jemi nje turme njerezish qe duan qe gjerat te permiresohen. Eshte mire te mendojme kur bejme veprimet tona sepse nuk jemi opozite, por vetem turme. Ekziston rreziku qe rezultatet e veprimeve tona te mos ndihmojne ne zhvillimin istitucional por ne shkaterrimin e tyre. Ekziston rreziku qe, nese bejme veprime te pamatura, qeveria mos permiresohet por te kaloje nga nje aventurier tek tjetri. E si mund te jete ndryshe kur ne dime vetem te hedhim qeveri, por jo te veme. Mendoj se para se te hedhim, duhet te krijojme alternativen politike qe servirim. Duhet te mbajme pergjegjesi qe ajo qe vjen pas eshte me e mire. Une nuk ndjej te mbaj kete pergjegjesi sot, prandaj lë te tjeret te hidhen ne sulm per te hedhur qeverite. Ndoshta ata i kane llogaritur se cfare bejne, ose ndoshta do e kuptojne si i thone "pas pilafit", sic ndodh shpesh kur punet behen me turma dhe jo me zgjedhje.

Renia e kryeministrit mund te behet shume natyrshem kur krijohet sfondi i duhur qe te bjere. Kur krijohet gur-gur nje alternative tjeter, qe tregon sinqeritet dhe fiton besim. Eshte si te krijosh shkallet per te hipur ne kale, shkalle te cilat sot nuk ekzistojne sepse kalit i hipet me hedhje, dhe kush ja hipen ja kris vrapit e nuk kapet me. Pa llogaritur qe pistolerot e shumte shtijne ne drejtim te kaubojsit ne kale here duke kapur kaubojsin e here kalin. Jo se me takon shume, por mendoj se po ngordhi kali prej plageve qe te krijuara me vetedije apo pa vetedije, atehere do duhet te blejme kale tjeter, me mire te them pony...

E kote te diskutoj pse ikin shqiptaret nga Shqiperia. Dua te ve ne dukje nje korrelacion qesharak. Rumunet ikin ne Itali pa viza. Keni pare ju qe nuk vijne shume rumune ne Itali, qekur eshte bere pa vize? E pra vizat i heq BE vetem per vendet qe nuk kane me nevoje per emigracion. Shqiptaret jane akoma nje presion i fuqishem ne kufij, po te hiqen vizat do dynden neper evrope per nje jete me te mire. Kjo nuk eshte e pranueshme per BE. Vizat duhet te hiqen per ato popuj qe s'para kane nevoje per vize. Ato qe e paguajne 1500 euro nje vize duhet te rrine brenda kufijve te vet, mos ndotin europen!!! Eshte si puna e SHBA-se. Italianet shkojne pa vize, por kujt i plas te shkoje xhanem. Shqiptaret vdesin te shkojne ne SHBA por vizen amerikanet nuk e japin kurre per "shqiptarin normal" qe ka nevoje te emigroje.
Si perfundim vizat do hiqen kur ne mos te kemi nevoje. Kur hallet brenda vendit ti kemi zgjidhur ne mbylljen pak a shume hermetike qe na kane bere vendet perendimore.
Njeriu eshte i lire te levize , thote karta per te drejtat e njeriut, por jo ku ti teket, shtoj une.


  Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.