Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga MAUBERT datë 11 Maj 2005 - 05:58:

Mbi plotesine apo zbrazetine e nje gote...

Te gjithe ne kemi para syve nje gote shume te thjeshte qe akoma ngelet e brishte per sa i perket materialit qe eshte ndertuar e sigurisht si gote qe permban jo shume potencial per nga pesha eshte lene ne cep te nje tavoline ku shume njerez ulen per te kundruar me kuriozitet.Ajo eshte gjysem e mbushur(zbrazur)...Disa njerez nuk e njohin nga injoranca,disa te tjere nga mungesa e deshires,e ka edhe disa te tjere qe e njohin shume mire,sepse gjithe jeten e tyre kane pire nga kjo gote,vetem se...........
Vetem se ka disa nga keta te fundit qe kane ardhur pa etje ne kete gosti kundrimesh,ndoshta kjo edhe nga mbifryrja dehese e te tjera gotave vererash te bardha qe shkelqejne,te cilat ne te sotmen i pine thuajse artificialisht,nga ato me bisht te gjate.Si te tille e trajtojne si gjysem te zbrazur,perpiqen qe te gjejne ekuivalenca matematike me te tjera gota megjithese ekuacionet jane te ndryshme,e se fundmi do te sherbente vetem njehsimi i origjines per t'i sjelle ne pika te barabarta(e pamundur).Ka pastaj edhe disa te tjere qe kane pire sebashku ne te njejten tavoline nga e njejta gote te cileve kjo gote ua shuan etjen pa marre fare mundimin ta pine e ta kundrojne,sepse veshtrojne me lakmi nga ato te qendres,duke harruar se si te ftuar me te rinj qe jane nuk mund te shijojne pijen me te mire ne se nuk respektohen nga te tjere kundrues shumevjecare,respekt ky qe vjen nga zbukurimi i gotes qe gjithmone i ka takuar,e cila ngjall gjithashtu deshire per kundrim apo per shijim.Ne kete cast do krijohej ajo "jep e merr"e cila do sherbente per te hapur akoma edhe me tej oreksin pasi do kishin pasur fatin te shijonin per pak pijen e nje gote tjeter.Jane gjithashtu edhe nje pjese tjeter qe kane perpara po te njejten gote,vetem se cuditerisht e trajtojne si gjysem plot,qofte kjo per nostalgji,dashuri,ndjenje apo dhe pragmatizem.Sepse ne rradhe te pare e kuptojne se aty brenda ngelet gjithsesi uje mbijetese,i cili duke u rafinuar gjithmone e me teper do te zhnderrohet ne vere,gje kjo e cila sjell fitim per gjithsecilin,faktor pra i domosdoshem per te zbukuruar goten ne paraqitje e permbajtje e qe ne fund te fundit krijon "jep e marrjen",pra permbush deshirat,hap orekset e horizontet.Ndaj njerez te dashur ate uje qe qendron ne nje gote gjysem mbushur(zbrazur)duhet te mesohemi edhe ta pime qe te kuptojme se pse ka shije te keqe ndonjehere,duke e zevendesuar me nje pike kontributi qe gota te vije ne mbushje e siper e kurrsesi zbrazje.Ne kete rast duke arritur bollekun mund te mendojme edhe per cilesine,shnderrimin,paraqitjen e nje gote dinjitoze,pra proces ky qe na lejon te mendojme per shijimin e gotave te tjera ne menyre natyrore.I gjithe problemi eshte se kete uje e njohim te gjithe,qofte kjo duke rrudhur buzet nga neveria apo duke e gelltitur duke mbajtur frymen e duke ruajtur gjithsesi buzeqeshjen.Ama ka disa qe thjesht rrudhin buzet ka edhe te tjere qe hyne ne analiza molekulash e perpiqen t'i japin nje shije te kendshme ne perspektive duke u perpjekur te arrine bollekun ne saje te kontributit te tyre.E perseris pra,ne saje te kontributit,pa pasur brerje ndergjegje se do shijojne edhe te tjere qe qene moskokecares ne fillimet.Per sa i perket faktit qe uji qe pime sot ka shije te keqe nuk ka asgje te re me per te thene,te gjithe e dime,ngelet pra te gjejme arsyet pse erdhi ne kete pike duke kthyer koken pas ne te shkuaren,analizuar ne te tashmen me dhenie kontributesh e sforcosh,e largpamesi per te ardhmen per te mos perseritur cdo gje si pjese e nje cikli te mbyllur qe vjen gjithnje ne vetveten e tij te shemtuar.Duhet hapur pra ky rreth vicioz duke shpalosur alternativa e kendveshtrime,qofte edhe duke ngurrosur me dhimbje ne vetvete pakenaqesine,per te mos mbytur shpresen e per t'i celur rrugen progresit.Dikur Bob Kenedy ne fushaten brenda partise se tij,vetem pak kohe para se te vdiste shprehej: "Disa njerez shohin realitetin e pyesin pse...Une shoh endrra...e them...pse jo?!...".

P.S:Lutem qe askush mos te marre shkrimin tim si replike direkte apo kundershti personale ndaj dikujt.Nuk kam asgje me askend,me pelqen thjesht te trajtoj fenomenet ne pergjithesi duke shprehur mendimet sipas kenveshtrimit tim.Nuk mendoj se ajo qe them une eshte domosdoshmerisht e verteta ndaj ejani te diskutojme apo debatojme per te arritur ne pika te perbashketa,duke ushqyer diskutimin me te reja.Personalisht jami i mendimit se te gjithe jemi ne stadin e njohjes se realitetit,mbetet tani te shpalosim rrugezgjidhjet,shoqeruar me alternativat e mundshme.


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.