Forumi Horizont | Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=773)
Po dal pak nga diskutimi juaj mbi temen.
Nje precizim desha te bej. Enri flet per nje shtrese amerikane qe kerkon te eksportoje demokracine. Per mua kjo nuk eshte e vertete. Kushdo qe ka nje fije njohuri sociale e kupton se demokracia nuk eshte molle qe mund te eksportohet. Efektet e pushtimit iraken diheshin qe ne fillim. Iraku nuk do behej kurre nje shoqeri moderne demokratike. Ashtu sic nuk eshte as Shqiperia e tille. Venia e nje ligji demokratik nuk sjell demokracine, sepse demokracia ka nevoje per nje zhvillim social-kulturor te caktuar.
Kjo nuk do shume te kuptohet. Ajo qe me habit mua eshte si besoni se vertet kokat e Amerikes jane kaq naive sa mos llogarisin kaq gje. Une nuk e besoj. SHBA eshte vendi me i zhvilluar ne bote, ku funksionojne ne perfeksion te gjitha ingranazhet e makines mediatike dhe politike. SHBA eshte vendi qe nxjerr shkencetare dhe thith intelektuale nga gjithe bota. Si paska mundesi qe specialistet e shkolluar amerikane te gabohen mbi nje koncept kaq te trashe si eksportimi i demokracise.
Skenari eshte shume me i thjeshte. Iraku u pushtua me nje vullnet politik per te arritur gjendje amullie ne lindjen e mesme, dhe jo me nje vullnet te sinqerte per te eksportuar demokracine.
Tek e fundit per cfare demokracie behet fjale kur ne amerike nuk hap dot partine qe do, ose nuk jep dot lajmet qe do. Ne gjithe kete mes kam pershtypjen se dicka nuk shkon ne histerine amerikane per te sodomizuar boten. Specialistet e vertete nuk i pyet njeri ose i vihen ne goje deklarata ad hoc (soc ndodhi dhe me specialistet e CIA-s tek e fundit).
Dhe po sqaroj dicka. Ketu nuk po flasim thjesht pro apo kunder amerikes. Amerika ka arritur te influencoje gjithe boten me kulturen e saj dhe per kete bravo i qofte. Ketu po flasim, perkundrazi, per anti-kulturen qe po perhap ne bote, pa llogaritur vdekjet e mijera njerezve qe po shkakton. Ne qytetin tim kane ngritur nje monument kushtuar 11 Shtatorit. Per ata 3 mije te vdekur qe pati ate dite. Nderkohe nuk eshte kujtuar njeri te krijoje monumente per te vdekurit e shkaktuar nga bombat "inteligjente" amerikane. Prandaj them se ambjenti ku jetojme eshte relatv dhe qesharak, ne dac ne perendim ne dac ne lindje.
Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.