Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Mbas disa konsultimeve me Qeverine e athershme shqiptare, ajo Qeveri dhe Patriarkana e Stambollit( Patriarch of Constantinople), ne korrik 1992 nominoje Archbishop Anastasios Janullatos, qytetarin grek, te sherbej ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare (Albanian Orthodox Church), edhe megjithse se ky akt ishte ne kundershtim flagrant me statutitn e Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare.
Ne fillim te shekullit te kaluar grindjet mes shqiptareve orthodokse te SHBA-se dhe grekerve orthodokse sollen themelimin e Kishes Autoqefale Shqiptare nga ana e Theofan Stilian Nolit, me nje hierarki te pavarur nga kisha greke e Athines. Patriarkana Orthodokse me qender ne Stamboll dhe e kontrolluar nga grekerit nuk e njohu per me shume se 20 vite Kishen Shqiptare Ortodokse, deri sa u detyrua t'a pranoje ekzistencen e saj ne vitin 1938.
Grekerit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, shpallen per t'i mvesh "merita" me 30 nentor 2001 - Kryepeshkopin grek te Tiranes Anastasios Janullatos, si fitues te nje çmimi te pervitshem per te drejtat e njeriut. Motivacioni i ketij çmimi, sipas grekerve ishte "per impenjimin misionar te Anastasiosit ne Afrike dhe per "rikostruktimin e mrekullueshem te Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare".
Grekerit e SHBA-se jane konsideruar gjithmone si "ultranacionaliste antishqiptare". Prania e kryepeshkopit Janullatos ne krye te Kishes Shqiptare, si dhe prania e shume prifterinjve nacionaliste greke nen rroben e misionarit ne Shqiperi ka shkaktuar shume probleme, qe shpesh kane sjelle pikerisht shkeljen e te drejtave te njeriut dhe statusin e tyre ne Shqiperi.
Shpallja "person i padeshiruar" i nje prifti grek, qe bente propagande antishqiptare ne vitin 1994 solli ra-aprezaljen me te tmerrshme greke kunder emigranteve shqiptare. Atehere me shume se 200 mije emigrante shqiptare u perzune dhunshem, u rrahen barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen te gjitha dokumentat. Vete Janullatosi, ka shkaktuar shume probleme si vendosja e gureve te varreve me mbishkrime greqisht per ushtaret e vrare gjate Luftes se Dyte Boterore. Ngjarjaa shkaktoi nje zemerim te madh ne Shqiperi, te pasuar me spastrime te shqiptareve nga Greqia.
Janullatos nderohet nga grekerit ne Amerike, Vatra proteston
Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse shqiptare Anastas Janollatos, me 17 shkurt 2001 ne Nju Jork para Hotel Hilton ne rrugen e peste, u zhvillua nje proteste e fuqishme e shqiptareve te Amerikes. Nga ora 18.00 deri ne oren 20.00 te asaj mbremje te nje te ftohti polare, dhjetra shqiptar te tubuar para gradaceljeve ne Manhattan, jo vetem kane hedhur poshte vleresimin e shoqates greko-amerikane "Athenogoras", te cilet e kane nderuar ate per kontributin e dhene per te drejtat e njeriut, por kane kerkuar doreheqjen e tij.
Kete e perforconte dhe deklerata e shperndare nga shoqata atdhetare "Vatra", ne te cilen theksohej se, edhe pse nga Greqia jane perzene rreth 200.000 çame, kryepeshkopi Janollatos nuk e ka thene ende mendimin e tij. Organizatoret e protestes thane gjate asaj proteste se Anastas Janollatos, eshte nje njeri qe e ka uzurpuar Kishen Ortodokse Shqiptare. Sipas tyre, Janollatos, jo vetem qe nuk e meriton nje çmim te tille, aq me keq akoma kur dihet se ai ka qene kunder interesimit te NATO-s ne Kosove.
Protesta e vitit 2001 "Janullatos Go Home"
Ka qene pikerishte Shoqata Atdhetare PanShqiptare e Amerikes VATRA, e udhehequr nga kryetari i saj zoti Agim Karagjozi, ajo qe mblodhi me 2001 edhe dhjetra shqiptar te tjer te te gjitha besimeve, perfshire ortodoksit shqiptare me banim ne Nju Jork, dhe kreu oraganizimin e sukseseshem te protestes me moton "Janullatos Go Home". Kjo per arsyen se edhe kryetari i saj i pare ka qene Fan Noli, themeluesi i Kishes Ortodokse Autoqefale dhe nje nga themeluesit e Vatres. Protestuesit ishin vendosur ne trotuarin perballe hotelit Hilton - ku zhvillohej ceremonia dhe ne duar mbanin pankarta te ndryshme te shkruara ne anglisht e shqip. Mes tyre binin ne sy parrulat: "Jonulllatos eshte koha per t'u larguar", "Ne jemi ortodokse shqiptar dhe jo greke", "Anastasi ka uzurpuar kishen tone Autoqefale" , "Janullatos go Home" e tjera si keto. Ne mes te protestuesve ishin vendosur flamuj shqiptar dhe amerikan.
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.