Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 4729 4730 4731 4732 4733 4734 4735 4736 4737 [4738] 4739 4740 4741 4742 4743 4744 4745 4746 4747 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga Fajtori datë 23 Prill 2013 - 07:57:

Akoma i besoni lajmeve ju. Kane tre dite qe kane kap robin dhe akoma s'dine asgje. Pastaj te quash dike terrorist ne nje vend qe inspiron dhe stimulon dhunen eshte paradoks. Jo me kot vrasjet me masive ndodhin ne SHBA, jo rastesisht njerezit kalojne ne ekstrem. Eshte gjuha qe amerikanet kuptojne, qe nga polici qe e sheh qytetarin si kriminel potencial, deri tek frika per njeriun e rruges. Ne SHBA para pak ditesh kapen nje grua te cmendur qe vrau 5 vete qe nuk i kishin ranuar friendship ne facebook. Vrasja eshte ushqimi i shpirtit ne nje vend ku dhuna vleresohet.

Te leme gjykimet per nje moment. E dini qe nderkohe qe gjithe mediat tregonin rruget bosh te Bostonit dhe qeveria i thoshte njerezve mos dalin nga shtepia, ne Texas shpertheu nje fabrike qe vrau 14 persona dhe plagosi 200. Nga fuqia eshte shume e ngjashme me shperthimin e Gerdecit, i afrohet bombave te vogla atomike prej 1-2 kiloton. Ky lajm kaloi ne plan te dyte a te trete. Dukej fare pa rendesi qe nje bombe e vogel atomike kishte plasur ne territor dhe vrau e plagosi me shume sesa atentatet e Bostonit. Me qesharake eshte se Obama dy ditet e para nuk thoshte terrorizem per ngjarjen e Bostonit, sepse nuk e dinte kush e kishte bere. Nese e bejne amerikanet eshte thjesht i cmendur, kur e ben i huaji eshte terrorizem. Realiteti objektiv, pra bomba qe ishte vene ne mes te turmes, behet pa rendesi ne krahasim me etiketat qe duan ti veshin mediat dhe politikanet, ne varesi te oreksit te momentit.


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 4729 4730 4731 4732 4733 4734 4735 4736 4737 [4738] 4739 4740 4741 4742 4743 4744 4745 4746 4747 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.