Forumi Horizont Gjithsej 4762 faqe: « E parë ... « 4747 4748 4749 4750 4751 4752 4753 4754 4755 [4756] 4757 4758 4759 4760 4761 4762 »
Trego 4762 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Pyetje-pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18216)


Postuar nga shelgu datë 11 Maj 2016 - 23:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Une mendoj(deshiroj) se,po!
Amerikes, si rjedhoje dhe Botes i duhet nje fryme e Re agresive. Pa Amerike te forte, Bota shkaterrohet. Politika "as mish as peshk" e Obames ishte fatale per fatet e njerzimit.
Gjate ketyre tete vjeteve te Obames, Terroristet rriten fuqine e tyre(ngjarjet e ndodhura i dime te gjithe).
Putini shpesh kerkoji te marre drjetimin e Botes dhe beri veprime(Ishulli qe grabiti,lufta ne Ukrahine etj.),te cilat hasen ne nje mos/reagim konfuz te Amerikes i cili prishi shume ekuilibra.Etj.etj.


- A mendoni se eshte e zgjuar te rikandidoje nje Person (Klinton), i/e cili/a humbi-deshtoje nje here(para kater vjetesh)?



Vizio po me dukesh si student (pa dashur te te ofendoj se per mua ajo kohe ka qene mosha me e mire)

Dicka me ndryshe:
Presidentin e Amerikes e vendosin, nuk fiton keshtu si rastesisht. Obama beri ate politike qe eshte pjese e strategjise amerikane. Ekonomia eci ne rrigen me te mire te mundeshme me sukses shume me te madh se Europa. Nuk ishte Obama, por ekonomistet amerikane me Ben Bernanke ne krye dhe ky eshte I tille economist qe ka ardhur ne shkence me format e tij te quajtura "Bernanke doctrine".
Ne politike Obama vazhdoi dy luftrat e lena ne mes dhe nxiti luften e droneve, edhe kjo nje menyre e re e luftes qe nuk ka te beje aspak me terheqjen e Amerikes, por me ndryshimin e menyrave si ajo run ekuilibrat ne bote.
Politaka ruso amerikane nuk ka rrjedhur aspak ne rruge te panjohura dhe nuk ka shpetuar nga kontrrolli. Rusia eshte superfuqi ushtarake dhe duhet respektuar si e tille. Kjo ka qene edhe politika amerikane.

Persa I takon Krimese, kjo krahine ju adneksua Ukraines ne vitin 1954 nga Hrushovi i cili ishte ukrainas, por nuk duhet harruar qe rusia kishte ne Krime bazen e Sevastopolit me 20 mije ushtare active.
Nese shqyrtohet ne menyre te paaneshme Krimea, do te ishte me e drejte qe ky gadishull t;ju kthehej tartareve ish banoreve te pare.
Por kjo do te ishte sikur Turqia te ktheje Stambollin ne Konstandinopol dhe t'ja jape grekeve???

Politika amerikano ruse ne Siri tregon fare qarte sa e koordinuar ka qene politika e jashteme dypaleshe, edhe pse ka pikpamje krejt te ndryshme per te ardhmen e larget.


Trump dhe Sanders jane dy ekstreme politike qe dolen ne pah ne Amerike pas nje depresioni ekonomik ne vitet 2008.
I njejti femomen ndodhi edhe ne Greqi.

Jo Vizio, ne Amerike asgje nuk shpeton nga kontrrolli. Sigurisht qe ka luhatje dhe ulje ngritje, por ekonomia dhe politika shtrihen ne plane afatgjata strategjike qe nuk jane 5 vjecare sic jemi mesuar ne te shohim.


  Gjithsej 4762 faqe: « E parë ... « 4747 4748 4749 4750 4751 4752 4753 4754 4755 [4756] 4757 4758 4759 4760 4761 4762 »
Trego 4762 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.