Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Më tej autorja jonë flet disa fjalë të përgjithshme mbi jonët, dhe kulturën e tyre të zhvilluar, kulturë kjo që kaloi më tej në Europë. Duke i kujtuar lexuesit se kjo ishte në tekstet tona shkollore, japim një pjesë tjetër nga autorja jonë, f.10:
"Mendoj se emri Ilir për ilirët është një emër shqip dhe do të thotë i-lirë, pasi ata ishin një popull luftarak që nuk vendosej lehtë nën pushtetin e të tjerëve, madje ata kanë marr pjesë në ushtritë që kanë pushtuar botën antike. Disa studjues mendojnë se kështu i kanë quajtur helenët e lashtë ndaj dhe nuk mund të jetë një fjalë shqipe. Helenët e lashtë ishin të gjithë pasardhës të fiseve pellazgo-ilire dhe patjetër kanë folur shumë mirë këtë gjuhë."
Ja pra se çfarë argumenti të fortë na sjell në fjalinë e fundit, pedagogia jonë e historisë. Patjetër që këta helenë e flisnin shqipen! Vërtet ishin të ardhur me vonesë në ato vende, por ama ishin pasardhës të pellazgo-ilirëve! Pra gjyshërit e tyre, (helenëve dhe ilirëve), ishin të përbashkët; këta kishin patur dikur të njëjtët gjyshër e stërgjyshër, siç ne sot me afrikanët që kemi patur kastërgjyshër një majmun pelivan në xhunglat e Kenias. A nuk çirremi njëlloj, si ne shqiptarët e sotëm ashtu dhe afrikanët e sotëm, kur nxehemi!? Ja, a nuk tregon kjo që kastërgjyshi ynë i përbashkët ishte një majmun që çirresh gjithë ditën e ditës në pyjet e Kenias!?
Asaj kohe gjuha ishte ruajtur, panvarësisht se këta ilirë dhe helenë kishin jetuar disa (dy-tre qind) gjenerata të ndarë. Kjo ndarje i bënte helenët që ti konsideronin ilirët si tjetër komb, ndaj dhe i quanin në gjuhën e tyre ilirë. Por ama, kjo ishte edhe në gjuhën e ilirëve! Dhe këta, kur kanë dëgjuar helenët që i thirrën ilirë, këta patjetër që kanë nxjerrë qysh asaj kohe teorinë e probabilitetit, sepse thanë: oou, edhe ne e quanim veten ilirë, çfarë rastësie!..
Mirpo e bukura është se, helenët i quajtën këta ilirë nga shkaku se këta ishin një popull luftarak që nuk vendosej lehtë nën pushtetin e të tjerëve. Pra, helenët e quanin veten helenë, ndërsa këta të pa nënshtruarit i quanin ilirë. Dhe gjuha e tyre ishte e njëjtë, ndonëse me pak dialekt, (ajd‘ mo, e pranojmë ndryshimin dialektikor)! Pra helenët e dinin tani se ishin i njëjti popull etnikisht me ilirët. Por … për dreq na ngrihen disa pyetje për mësuesen e historisë. Si e quanin veten ilirët? Përse nuk e quanin helenët veten po ashtu ilirë, teksa i quanin bashkëkombasit e tyre ilirë për shkak të mosnënshtrimit të këtij populli?!? Përse e nënvleftësonin, apo përse e ndanin veten me emër tjetër nga këta bashkëkombas kaq të paepur, me të cilët duket se krenoheshin?! E së fundi e pyesim mësuesen, përse dreqin kanë bërë luftra këta helenë me ilirët, siç epiriotët me ilirët, siç maqedonasit me ilirët, siç maqedonasit me helenët (më pak këta), si epiriotët me maqedonasit, si maqedonasit me dardanët, etj.-etj.? I bënin luftrat për sport? Për të provuar thjesht forcën? Për të zhvilluar artin ushtarak? I bënin nga dashuria e madhe për njëri-tjetrin, si bashkëkombas? Apo përse?.. Nga njëra anë nderohen bashkëkombasit, e nga ana tjetër luftohet me ‘ta!
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.