Forumi Horizont Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)


Postuar nga Hektori datë 27 Maj 2005 - 16:57:

O ju lexues te librave te shenjta kam nje pyetje mbi vdekjen e Jezusit-Isait
Historiografia antike apo ajo kristiane, thote qe Jezusi u kryqezua, nuk eshte per tu cuditur qe te jete kryqezuar sepse denimi ne kryq ishte dicka e zakonshme per kohen. Si ka mundesi qe kurani libri i shenjte i fese islame thote qe ai nuk u kryqezua dhe nuk vdiq? Tani te besojme ata qe jetuan me Jezusin apo te besojme shkrimet e shek VII pas. K.
Po kush thote se kurani i sotem ka mbetur i pandryshuar (me ndryshueshmeri kuptoj gjerat jothelbesore sepse thelbi dhe mesazhi ka mbetur i njejte si te bibla si te kurani si te Teurati). Kurani qe kemi ne sot ne dore eshte studiuar nga shume dijetare eshte perkthyer ne shume gjuhe, eshte redaktuar. Madje shume studiues theksojne se kurani qe ne kemi ne duar eshte redaktuar dhe eshte frut i nje pune kolektive ( jo veper e ketyre studiuesve te kuptohemi megjithese ketu une kam shume dyshime). Po le te shohim nje aspekt tjeter te Kuranit.
Kurani ndryshe nga Bibla nuk eshte thjesht nje permbledhje historish profetesh (sic eshte ajo e Jezusit), por nje veper qe permban ne vetvete elemente te kultures, menyres se jeteses, rregulla te faljes, te te veshurit, te te ngrenit. Pyetja qe ngrihet vetvetiu eshte. Keto rregulla qe u shkruan ne Arabine e shek VII p.K duhet te jene universale apo jo??
A mund te behet islami fe boterore, pa kundershtuar kulturat e tjera? Sic e dime Bibla nuk parashikon gjera te tilla. Per Jezusin rendesi kishte mesazhi dhe jo kultura hebraike. Madje edhe apostulli Pali kete theksonte ne fjalimet para bashkesive te krishtera apo ne letrat qe dergonte. Pyetja qe ngrinte ai ishte. Krishterimi duhej ti paraqitej botes si sekt i hebraizmit apo si fe me vete? Patjeter qe fe me vete pergjigjej Pali, sepse eshte jashte logjikes tu imponojme romakeve dhe popujve rregullat e hebraizmit ( psh. rrethprerja apo syneti zakon ky i perhapur te popujt e lindjes se mesme).


  Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.