Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datë 11 Maj 2005 - 06:32:

Prindet nuk nderrohen ...por mund te nryshojne.

Citim:
Po citoj ato që tha sonja
mos harroni qe ato vajza rrjedhin nga nena e gjyshe qe me pare jetonin ne familje te medha patriarkale ku gruaja shtepiake kish rolin e sherbetores,e do ti lante kembet vjerres,vjerrit,burrit e mysafirit.


Ne fakt une e di qe brezi i ri nuk mund te shkeputet komplet nga e kaluara. Per kete me vjen ne mend shprehja e Fatos Nanos "Babai nuk nderrohet". Ndoshta shqetesimi im nuk perfundon tek ato qe thashe me siper, por krijohet ne castin qe kuptoj se jam me kembe mes dy realitetesh. Eshte sikur toka te cahet dhe kembet te shqyhen pa ditur ne cilen ane te hidhesh. Problemi pra zgjidhet duke terhequr zvarre brezin e vjeter drejt nje jete moderne qe kembet te mos shqyhen me shume sec duhet. Une jam i sigurte qe brezi i vjeter mund te ndryshoje, sepse prindet tane nuk jane te pandryshueshem (ashtu si femijet nuk mbeten gjithe jeten femije). Por kjo kerkon pak sakrifice. Ai brez eshte mesuar ti haje marshet me force, keshtu qe disa liri i duhen marre me zor se ndryshe nuk i falin kurre (pikerisht sepse nuk e kuptojne qe femijet nuk mbeten gjithmone femije). Pra me shume sesa kritika te thata mundohem te demigroj fenomene te caktuara. Duke u pakesuar fenomenet e prapambetjes mund te gjejme nje shesh te perbashket rregullash ku mund te ndertojme dicka. Ndryshe njeri i bie gozhdes e tjetri celularit

Persa i perket gotes se ujit mendoj se nuk duhet pire uje pusi qe te vleresohet uji i rubinetit. Jo cdo gje eshte relative, te pakten une nuk relativizoj vlerat brenda meje. Keshtu si une besoj (ose shpresoj) bejne te gjithe. Pikerisht sepse besoj ne nje enderr nuk e le ate te perzjehet me konformizmin kontemporan (me falni per fjalet e medha). Perderisa ka fenomene qe shqetesojne shume persona (disa ore me pare po flisja me dike tjeter qe ndante te njejtin mendim) atehere duhet diskutuar. Dhe diskutimi le te filloje me fenomenet.

Perfundim: ne shoqerine shqiptare ekziston tashme nje humnere e madhe mes brezash. Dilema eshte a ja vlen te punohet per te ngushtuar kete humnere apo duhet zgjeruar me tej duke lene pas kraheve cdo lloj historie? Une nuk zgjedh dot asnje alternative aktualisht. Kemi nevoje per brezin e vjeter aq sa kemi per historine. Por kjo nuk do te thote qe brezi i vjeter te ndihet i domosdoshem dhe te vere veton ne oraret e kthimit ne shtepi te nje femre. E sidoqofte kete liri nuk e kerkoj une por femra ne fjale kur kupton se kjo shoqeri duhet te ndryshoje. Ndoshta keto mesazhe sherbejne sadopak per te stimuluar pavaresine mendore te femrave nga vullneti i prapambetur familjar. Ndoshta po te arrihet kjo ne Shqiperi do behet me shume seks dhe me pak vrasje (ose vetevrasje). Epshet mashkullore shekullore do i lene vendin nje shoqerie me te barabarte mes femres dhe mashkullit, ku nuk gjykohet numri i orgazmave si perdalje.


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.