Forumi Horizont Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- J@ pse ja vlen te jesh nje burre ne jete...... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=812)


Postuar nga tresh datë 15 Korrik 2004 - 15:16:

pytje ---- pergjigje

Pyetje: Sa periudha ka ne jeten e grave?
Pergjigje: 6 periudha. 1-Femijëri, 2-Vajze, 3-Grua e re, 4-Grua e re, 5-Grua e re, 6-Grua e re.

Pyetje: A mund ta beje nje grua burrin e saj milioner?
Përgjigje: Po, nëse burri eshte milardier.

Pyetje: Çila eshte ngjashemeria ka ndërmjet gruas dhe mikroskopit?
Përgjigje: Të dy e bëjnë qimen tra.

Pyetje: Cili eshte ndryshimi midis nje Ore muri dhe nje gruaje llafazane?
Përgjigje: Ora e murit edhe pushon ndonjëherë.

Pyetje: Cili eshte ndryshimi midis 2 diskutuesve meshkuj e atyre femra?
Përgjigje: Dy burrat diskutojnë për njëri tjetrin, ndërsa 2 gra për një grua te tretë.

-Burrë i zoti është ai qe arrin të fitoje aq sa harxhon gruaja,
ndërsa gruaja e zonja, ajo që arrin te gjejë nje burrë të tillë.

-Për te qenë i lumtur me një burrë duhet ta kuptosh shume dhe ta duash sadopak;
ndërsa për te jetuar i lumtur me një grua duhet ta duash shumë dhe të mos lodhesh fare ta kuptosh .

- Një burrë i martuar jeton më shumë se një burrë beqar... por e dëshiron vdekjen më shumë se beqari.

- Një grua kur martohet shpreson se një ditë burri do të ndryshojë, por ai po ai, ndërsa nje burrë kur martohet shpreson që gruaja te mos ndryshoje kurrë por gratë ndryshojnë.

- Nëse një burrë i hap derën e makinës gruas te jeni te sigurte qe :
Ose gruaja eshte e re ose makina.

- Nëse nje burrë i sapomartuar eshte i lumtur arsyeja eshte e qartë.
Nese nje burre i martuar per 10 vjet eshte i lumtur cuditemi...

- "Burri i pamartuar eshte nje gjysëm, kur martohet tretet fare..."

Zoti e ndihmofte burrin deri sa te gjeje nje grua per se mbari e te martohet, pas merteses ... e ndihmofte edhe me shume.


  Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.