Forumi Horizont | Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
ky tyler perry should be shot dead. mendimi im ky!
Angels and Demons (2009)
Eshte nje histori alla "Star Trek" qe mundohet te rregulloje politiken me kishen, por ne fakt e pershkruan vatikanin si lufte lagjesh per pushtet, me prifterinj llafazane, etj etj (gje qe nuk eshte aspak e vertete). Film tipik amerikan, pa asnje lidhje me realitetin. Te jep pershtypjen e nje filmi qe eshte krijuar vetem per te fituar leke. Ne televizion do perfundoje ne oraret qe transmetohen filmat me Chuck Norris...
Regjizori eshte komplet OLD STYLE, sepse çdo hap e parashikova para se te ndodhte: psh kush do ishte armiku, kur do plaste makina, etj. Me pak fjale, nje film merre me leng...
Bruno (2009)
Ky eshte versioni Borat 2, i cili kesaj rradhe zgjedh nje personazh gay per tu tallur me boten. Ata qe nuk pelqejne Borat, do peshtirosen akoma me shume nga Bruno. Humori shpesh prek nota pa domethenie dhe personazhet nuk "peshkohen" kollaj.
Ka plot per te qeshur, por Borat ishte me origjinal, me spontan dhe me dokumentaresk. Bruno shpesh te le pershtypjen qe eshte gatuar para kamerave dhe keshtu humbet kontaktin me realitetin.
i just saw the movie 'Knowing'...oh my god, nuk e di cte them per kte movie , ishte fantastik por dhe scary ne te njejten kohe , pasi te le te mendosh qe gjerat qe ndodhin ne kte film dhe mund te ndodhin nje dite....shifeni ju qe se keni pare...hmm
True blood
The ugly truth.
Shume qesharak. Kam qeshur gjate gjithe kohes. Good time.
me vdiq................ HARRY POTER ......................e urrej kush e ka shpik
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
me vdiq................ HARRY POTER ......................e urrej kush e ka shpik
Il matrimonio di Lorna
Filmi ka per protagoniste Arta Dobroshin e flet per nje vajze shqiptare qe martohet me nje te droguar belg vec per te marre nenshtetesine. Ne fakt ajo do nje tjeter dhe pse gjate bashkejeteses me pseudo te shoqin duket dicka ndodh mes tyre.
Filmi nuk ka ndonje vlere artistike per mua, shume i thate emocionalisht, pa kolone zanore. Akoret kur flasin shqip duhet te kene theks shqiptar por flasin ne ate kosovar e gati s'kuptohen fare, bile Lorna i bie te jete nga Gramshi.
Gjithsesi ia vlen per tu pare edhe pse rendesia qendron ne terheqjen e vemendjes se spektatorit ndaj botes se emigracionit. Ne peripecite e shumta qe hasin njerezit qe duan te kene nje te ardhme me te mire e per sakrificat qe jane te detyruar te bejne. Keto sakrifica kalojne shpesh here nepermjet nje bote ilegale qe te japin shpresen se nje dite mund te rrojne te lumtur ne legalitet por qe shfrytezohen nga mafioze e grupe qe ne si popull i dime mire se cfare fytyre kane e c'jane ne gjendje te bejne. Lorna ka hyre ne vallen e nje prej tyre.
Re: Il matrimonio di Lorna
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Filmi nuk ka ndonje vlere artistike per mua, shume i thate emocionalisht, pa kolone zanore. Akoret kur flasin shqip duhet te kene theks shqiptar por flasin ne ate kosovar e gati s'kuptohen fare, bile Lorna i bie te jete nga Gramshi.
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.