Forumi Horizont | Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 478 479 480 481 482 483 484 485 486 [487] 488 489 490 491 492 493 494 495 496 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Ne fakt jane dy. I pari eshte Tropa de Elite (2007), film brazilian qe ka fituar festivalin e Berlinit. Eshte i bere mire dhe te fut ne atmosferen e dhunshme te favelave braziliane ne historine e nje grupi te forcave speciale te policise. S'po zgjatem me kete film se mund ta gjeni kollaj verdalle.
I dyti eshte Les vierges (1963), prodhim francez me pjesemarrjen e Charles Aznavour. Tema eshte ajo e virgjerise dhe menyra si vajzat e perjetojne ne baze te bindjeve morale apo aspektit romantik. Ndahet ne historiza te vogla qe lidhen bukur me njera tjetren. Ne fakt te ben te kuptosh shumellojshmerine e perjetimeve te femrave per aktin e pare seksual. Filmi ka nje skenar te rafinuar dhe te perpikte. Ne disa momente vihen ne gojen e personazheve fjale me peshe. Per shembull, nje vajze thote hapur se ruan virgjerine per te gjetur nje burre te pasur ("po humba virgjerine s'kam çte ve ne loje per te kapur ate qe dua"). Ne situatat e filmit gjendet patjeter historia e ndonje shoqe / shoku. Veçse ne shoqerine tone keto argumente i kemi gjysem tabu dhe i flasim pak, ndersa ne film flitet hapur pa rezerva. Pikerisht kjo eshte per tu habitur. Nderkohe qe pas 45 vjetesh Shqiperia ka arritur se paku te preke problemet e dikurshme te Frances, liria e shprehjes mbetet e reduktuar ne krahasim me lirshmerine qe ndjehet ne film. Akoma me shume habit fakti se filmi krijohet ne 1963, pra 5 vjet para se te shperthente haptaz revolucioni shoqeror. Kjo deshmon aftesine e veçante te francezeve per te udhehequr revolucionet shoqerore, por edhe konfirmon faktin se Franca ka qene gjithmone vend me mentalitet te hapur.
Filmi akoma sot eshte i ndaluar per femije nen 14 vjeç, por jo se ka ndonje skene lakuriqesie. Eshte thjesht per argumentin kryesor.
Kisha preferuar qe ky film te rrjeshtohej tek enciklopedia e filmave italiane, por ka vetem nje aktore (Stefania Sandrelli) nga Italia dhe asgje tjeter. Ne youtube nuk ka ndonje pjese.
Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 478 479 480 481 482 483 484 485 486 [487] 488 489 490 491 492 493 494 495 496 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.