Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Autorja jonë vazhdon me fraza stereotype, nga të cilat po shkëpusim disa, f.11:
"Kultura e hekurit e Hallshtatit në Austrinë e sotme e shekullit të VII p.k. ka ngjashmëri me kulturën ilire. Ajo është quajtur iliro-kelto-venete, pasi këto popuj ishin të njëjtë nga pikpamja etnike dhe kjo duket edhe nga kultura materiale. Ka ngjashmëri në metarlugji midis ilirëve dhe bohemëve, Moravës e Bavarisë. Nga të dhënat tregohet se ilirët kanë populluar të gjithë Evropën gjatë periudhës së bronxit dhe në ato territore që janë quajtur kelte.
Keltët nuk janë gjë tjetër veçse ilirë [,] të cilët mund të jenë quajtur më pas me këtë emër [,] pasi ata dalin në histori shumë vonë. Edhe Dakët nuk quheshin ilirë, por siç do e shikojmë ata ishin të një etniciteti me ilirët. …
Sot nuk janë vetëm shqiptarët pasardhës të ilirëve [,] pasi siç do e shikojmë [,] shtrirja e tyre ishte gjigande dhe nga ata kanë gjak pothuajse të gjitha kombet e Europës së sotme. Evropa në antikitet ka pasur një popullsi të njëjtë nga pikëpamja etnike dhe [,] mesa del [,] të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e popullsisë [,] që ka folur pjesa më e madhe [e] Evropës [,] janë shqiptarët e sotëm. Pra me një fjalë [,] shqiptarët janë të vetmit që ruajnë gjuhën e ilirëve më pastër se të tjerët, …. "
Punën e gjakut, autorja jonë e përmënd sërish më poshtë, por ne nuk e kuptojmë, ç’hyn gjaku në lëndën e historisë!? Gjak ka çdo organizëm i gjallë! Mos ajo flet për grupet e gjakut? Mirpo edhe këto janë të ndërthurura jo në bazë të kombësive! Atëhere ç’hyn gjaku në shpjegimin historik?
Pastaj, si e përzien në një vend kjo pedagoge komperativin me superlativin? Ajo përdor një superlativ, tek thotë: janë të vetmit. Ky superlativ përjashton çdo komperativ. E megjithatë ajo e përdor komperativin teksa thotë: "… ruajnë gjuhën e ilirve më pastër …" Nga kush e ruajnë gjuhën më pastër këta? Këta e ruajnë gjuhën më pastër nga të tjerët. Por, duke futur superlativin: "të vetmit", i bie që gjuhët e të tjerëve janë krejt njëlloj, apo të paktën krejt njëlloj të papastra nga ajo gjuha ilire. Mirpo kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe gjuhët e tjera janë të ndryshme nga njëra-tjetra, çfarë d.t.th. se ato janë jo njëlloj të papastra në raport me gjuhën ilire. Pra, nëse gjuha e sotme shqipe është më e pastra në lidhje me ilirishten, të tjerat vazhdojnë raportin e pastërtisë-papastërtisë më tej në lidhje me ilirishten. Ngelet të thuhet: shqiptarët e ruajnë ilirishten në gjuhën e sotme të tyre shqipe më pastër se çdo komb tjetër europian, në gjuhën e tij përkatëse të sotme. Pra, nuk na lejohet të përdorim superlativin, sepse na pengon komperativi. Mirpo pedagogja jonë, që e ka mbaruar me medalje të artë fakultetin historik, ka mbaruar dhe fakultetin juridik, nuk i di ca rregulla gramatikore elementare, universale në çdo gjuhë. Tek ajo mungojnë edhe presjet. Dhe përdoret zanorja „ë“ edhe atje ku gjuha popullore nuk para e përdor. S.d.q., ajo ka një të vërtetë më lart, kur thotë se pasardhës të ilirëve nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe pjesë të kombeve të sotëm europianë. Me këtë pranohet padashur, se nga dakët ka dhe në Shqipëri pasardhës, ndonëse pasardhësit kryesorë të tyre dihet që janë rumunët e sotëm, kryesisht ata jugorë. Kjo është e vërtetë, dhe kjo ka ndodhur dhe ndodh me çdo popull në botë gjatë mijra vjetëve; kështu dhe me ilirët, etj. .
(Per sot mjafton me kaq.)
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.