Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)
Postuar nga kotka datë 22 Maj 2008 - 19:31:
Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja
Ehhh thuame Kotka, e ke provuar kenaqesine qe ndjen kur e ofendon tjetrin me heshtje.Kur e beja ne fillim nuk e kuptoja sa e prekja tjetrin,por ma kane thene vet ata persona me vone.Shfrynin nga inati se nuk u krijoja mundesi te suleshin.
''Llafet e teperta jane fukarallek ''thote populli dhe e ka thene bukur.
Cdo fjale e popullit eshte e pagabueshme.
Heshtja derrmon jo vetem armiqte, por edhe miqte shume here.
Para disa vitesh shkova ne Shqiperi dhe mes miqve te shumte isha une dhe nje kusheriri im, qe sapo kishim ardhur nga Amerika per vizite ne vendin tone. Kusheriri mezi priste te fillonte ligjeratat dhe te numeronte se c'kishte arritur te bente ne Amerike. Te gjithe degjonin me durim, por me shume durim beja une, mbasi mbi te gjitha vuaja ne vetevete gjendjen qe gjeta atje. Ai foli e foli sa u lodh dhe mendoi se une do ta pasoja ne ligjeratat e tij te shitmendjes, duke numeruar makinat, shtepite, dyqanet e ku di une se c'numeronte ai pa fund, as nuk ia vija veshin te them te drejten.
Dikush ne mes te dhomes me pyet: "po juve sa makina keni?"
"Asnje " i pergjigjem une, "perdor trena dhe autobuza" edhe pse kusheriri im e dinte shume mire gjendjen time financiare "se ne shqipot e kemi zakon nuk rrime dot pa futur hundet tek kuleta e tjetrit"
Askush nuk u merzit dhe u cudit nga te pranishmit, por me shume nga te gjithe u merzit dhe u cudit bashkeqytetari im shqiptaro-amerikan, i cili donte me cdo kusht, qe une te filloja numerimin e makinave e te rraqeve qe ai pastaj te vazhdonte akoma numerimin e suksesit te tij.
Me merr menjane dhe me thote: "Perse genjen dhe hesht kur vjen puna te tregosh se c'ke arritur ne Amerike?"
"Sepse njerezit ketu miku im nuk ardhur te degjojne se c'kam une, por te me shohin si jam une" i pergjigjem me qetesi.
Aty kuptova sa shume ishte vrare ky miku im nga heshtja dhe modestia ime ne te njejten kohe.
Eshte ajo qe themi shume here "Heshtja eshte me e forte se plumbi dhe modestia eshte me mendjemadhe se vete mendjemadhesia"
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.