| Forumi Horizont | Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Gazetaret reagojne ndaj Berishes:Poshteroi vdekjen e Dritan Hoxhes
Balkanweb
Dhjetëra gazetarë kanë hartuar një deklaratë sipas të cilave, Berisha ka tejkaluar çdo standart njerëzor duke poshtëruar vdekjen tragjike të presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen se nuk jemi ne ata që fshehin krimet dhe se shkaku që Berisha shpall lufte është sepse mediat zbulojnë krimet.
Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen të shqetësuar nga fushata denigruese e kryeministrit Berisha ndërkohë që u bëhët thirrje ndërkombëtarëve që të mbrojnë lirinë e fjalës nga ata që mbrojnë krimet dhe që janë në pushtet.
Deklarate në emër të gazetarëve shqiptarë
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kohët e fundit po udhëheq një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare, duke tejkaluar gjithë standartet etike, politike dhe njerëzore deri tek përpjekjet e fundit për të poshtëruar vdekjen tragjike të një prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e medias shqiptare Presidentit të Top Channel, Dritan Hoxhës.
Me një vetëdije të plotë ai shfaqi cinizmin e tij disa orë pas vdekjes së zotit Dritan Hoxha dhe më pas përdori gjithë mekanizmat e tij poltike dhe mediatike që ka nën kontroll për të mbajtur gjallë këtë cinizëm. Në një fushatë të paprincipe ai po përpiqet të penalizojë median për një akt që nuk e ka kryer dhe të shpikë një fshehje krimi që media nuk e ka bërë. Ne pranojmë pa asnjë kompleks se në rastin e pasqyrimit të vdekjes së Dritan Hoxhës, mediat shqiptare vunë solidaritetin njerëzor para angazhimit profesional.
Ne gazetarët shqiptarë nuk kemi fshehur asnjë krim dhe nuk mund të ndjehemi fajtorë për një gjë që s’e kemi bërë. Ata që kanë fshehur krime shteterore në këtë vend janë në pushtet dhe po përpiqen të shpëtojnë autorët. Ne gazetarët shqiptarë po përpiqemi t’i zbardhim këto krime. Për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne gazetarët e shtypit shqiptarë jemi të shqetësuar nga instrumentalizimi i institucionit të Partisë Demokratike si partia kryesore në vend për t’u përdorur në një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare dhe vdekjes së një prej emrave të njohur të saj, për shkak të mllefeve personale të kryetarit të kësaj partie Sali Berisha. Ai po përdor në mënyrë barbare vdekjen e një vajze, duke shkelur privatësinë e saj, vetëm për të demonstruar urrejtjen e tij. Ne u rreshtuam në anën e viktimës dhe për këtë kryeministri na ka shpallur lufte.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të shqetësuar nga frymë e denigrimit dhe fushata e fyerjeve që kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohësh ndaj komunitetit të gazetarëve shqiptarë, mdaje dhe ndaj atyre të huaj siç qe rasti i gazetës “Neë York Times”, për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj qeverisë që ai drejton. Ne u rrehstuam në mbrojtje të kolegëve tanë dhe për këtë arsye kryeministri na ka shpallur lufte.
Ne gazetaret e shtypit shqiptar i bëjmë thirrje botuesve shqiptarë, drejtuesve profesionistë të medias shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, ta shënojnë këtë fakt si një akt të rëndë kundër lirisë së shtypit të udhëhequr nga kryeministri i vendit Sali Berisha tek i cili janë zgjuar atavizmat me të errëta të historisë së tij problematike me shtypin shqiptar.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të angazhuar ta përballojmë këtë betejë, me të, si një detyrim moral, profesional dhe njerëzor që kemi ndaj lexuesve tanë dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.
Kjo deklarate u firmos nga:
Alba Malltezi
Armand Shkullaku
Ylli Rakipi
Andi Bushati
Skënder Minxhozi
Ilir Babaramo
Anila Basha
Denis Minga
Mero Baze
Anila Jole
Altin Kreka
Rudina Xhunga
Mustafa Nano
Arban Hasani
Sokol Balla
Filip Cakuli
Enton Abilekaj
Henri Çili
Eni Vasili
Rezar Xhaxhiu
Sokol Shameti
Franko Egro
Martin Leka
Alfred Peza
Pandi Gjata
Valbona Kurti
Artan Hoxha
Aleksandër Cipa
Mentor Kikia
Bledar Zaganjori
Alban Dudushi
Mentor Nazarko
-------------------------------
O cuna ....si me e moshuara e forumit (64 vjec) dhe mbase shume komente jane jashte teme... hapni nje teme... opinionet per fajtorin ..
Pershendetje e dite te mbare te kaloni
| Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.