Forumi Horizont Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)


Postuar nga Adea datë 15 Mars 2003 - 15:39:

dicka mbi dashurine

Ja dhe pikat e shiut s`vonuan, por filluan se reni sikur ti drejtonte dikush. A thua se lart ne qiell ishte nje vajze e bukur me sy gri qe qante. Kur zhdukej dielli,kur venitej buzeqeshja,kur shuhej dashuria.
Lotet e kesaj perendeshe lagnin token e thare ashtu sikur dashuria lag shpirtin e thare nga ndjenjat. Ne nje cast meditimi munda te gjej energjite e nevojshme per te vene fantazine ne levizje.
VALLE SI DO TE QE JETA PA DASHURI?
Ndoshta si nje kopeshti bukur pa lule,si nje bukuri pa kuptim apo ndoshta si nje njeri pa shpirt.Dashuri ti ndjenje madheshtore qe ngre peshe shpirtrat njerezor,qe shprish endrrat feminore,ti8 qe i jep kuptim gjithckaje.Valle nga ke lindur dashuri?!
Nga thellesia e deteve, bardhesia e bores apo nga brishtesia e ndjenjave?Mos u trem dashuri nag shpirtrat mekatare se perreth teje ke engjejt e tu qe te mbrojne,ke zemrat e dashuruara qe te jane falur ty teresisht,ke bekimin tend qe buron nga natyra. Ndaj trokit ne cdo zemer, portat e te cilave do ti gjesh gjithmone hapur dhe do te shohesh se do te gjesh kenaqesi kudo.gezona shpirtrat e mos na lendo sepse tani me shume se kurre kemi nevoje per frymen tende,ngrohtesine tende,per pranine tende. Aty ku shkel ti celin lulet,gezohen zemrat,qesh shpirti.
U largova nga dritarja dhe dola jashte. Shiu kishte pushuar,me ne fund perendesha e diellit kish pushuar se qari duke mundesuar keshtu lindjen e diellitte zemrave.dashuria me dukej se me vinte rrotull.Emri i saj me mbeti mes buzeve. U perpoqa te dilja nga vetvetja.per tu bere sic isha ne realitet,te dilja nga lekura ime delikate, te dilja nga ajo guacke dhe te zgjasja krahet drejt dashurise prej fluture drite. U permenda
Fjalet mekanike qe me dilnin me zor nga goja, u nderprene nga tronditja e forte qe ndjeva ne trupin tim.Dicka po vallezonte brenda meje. Mos ishin valle hapat e dashurise?
Nuk e di,por gjeja e fundit qe pashe me syte e fantazise ishte nje gonxhe trendafili. SAPO KISH CELUR...


  Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.