| Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Shehi: Barazimi,fatmirësisht i vlefshëm
Portieri durrsak e konsideron me vlera pikën e marrë në Peqin, ngaqë rivalët nuk përfituan dot.
Orges Shehi, një nga pikat kyçe të formacionit të Teutës, njëkohësisht një nga më të mirët në ndeshjen me Shkumbinin, do ta komentonte kështu barazimin në fushën sportive të Peqinit:
- Orges, a ju kënaqi barazimi i arritur në Peqin?
- Them se po, sepse rivalët tanë hodhën hapa të tjera false. Nëse ngjarjet do të rridhnin ndryshe, barazimi nuk do të kishte vlera. Objektivi ynë në këtë ndeshje ishte fitorja, por edhe barazimi nuk mund të quhet rezultat negativ, po të kemi parasysh faktin se luajtëm në një fushë të vështirë, si ajo e Peqinit, përballë një ekipi që tregoi se ka vlera. Mjerisht, humbëm disa raste të mira për shënim, veçanërisht penalltinë, e cila mund t'i jepte rrjedhë tjetër ndeshjes.
- Megjithatë, Teuta kryeson e shkëputur tri pikë nga ndjekësit e saj. Si e komentoni këtë fakt?
- Kjo është meritë totale e ekipit, që ka ditur të luajë me të njëjtin ritëm, si në fushën tonë, ashtu edhe jashtë saj. Pra, kemi treguar se kemi një grup të aftë futbollistësh për të marrë titullin në këtë sezon futbollistik.
- A mendoni se mbrojtja mbetet pika më e fortë e Teutës, duke pasur parasysh se nuk e keni shijuar ende humbjen?
- Sigurisht, mbrojtja mbetet një pikë e fortë e skuadrës sonë, por meritën kryesore e ka i gjithë ekipi. Grupi ynë ka funksionuar si duhet dhe ka ditur ta mbajë larg portës kundërshtarin.
- A mendoni se në fazën e dytë lufta për titull po ashpërsohet?
- Pa dyshim. Fakti që edhe ato ekipe që në fazën e parë morën pak pikë, tani po tregojnë forcë tjetër, tregon se beteja sa vjen e po vështirësohet. Shembulli më konkret është Shkumbini.
- Si e prisni sfidën më të afërt me Vllazninë?
- Na pret përpara një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh forcën e Vllaznisë dhe rritjen që ka pasur ajo fundin e fazës së parë. Fakti që ky ekip mposhti edhe Partizanin, tregon se ballafaqimi ynë me të do të jetë mjaft i vështirë. Sidoqoftë, objektivi ynë është i vetëm dhe i pandryshueshëm, fitorja.
- Teuta, vitet e fundit i ka dominuar ndeshjet që ka luajtur me Vllazninë. A do ta ruani këtë ritëm?
- Dëshira është e madhe, por realiteti duhet parë nga ndeshja në ndeshje. Sezonin e kaluar ne e eliminuam Vllazninë nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa në fazën e parë të këtij sezoni fituam pastër në Shkodër. Sidoqoftë, mendoj se kur ndeshen dy ekipe me emër dhe me tradita në futbollin shqiptar, gjithçka mbetet e hapur.
| Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.