Forumi Horizont Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 487 488 489 490 491 492 493 494 495 [496] 497 498 499 500 501 502 503 504 505 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga Ashley datë 14 Mars 2014 - 14:21:

Talking

Gezuar Diten e Veres


Postuar nga Ashley datë 15 Mars 2014 - 05:25:

- Çfare do per veten, tani?
- Të perqafoj nënën e t'i them që do të bëj një udhëtim të largët.
- Do të kthehesh tek ajo?
- Gjithmonë. Por më përpara duhet të iki që të mund të kthehem.
- Pastaj?
- Pastaj do të zhvishesha nga çdo mësim a eksperience që kam mësuar e kaluar.
- Pa pendim?
- Asnjë.
- Pastaj?
- Pastaj, një çante me gjërat më kryesore që do të më duhen: Nje hartë, busull, libër shënimesh, lapës dhe një libër.
- Vetëm kaq?!
- Asgjë më shumë.
- Po zemren?
- As zemren. Vetëm çantën, këpucët dhe shpirtin e zhveshur.
- Përse kaq pak?
- Që të bëhesh ai që je destinuar të jesh, duhet të braktisësh çdo gjë që ke qënë.
- Kuptoj. Pastaj?
- Pastaj do u jepja këmbëve.
- Sa zgjat udhetimi?
- S'mund ta masësh udhëtimin e shpirtit. Nëse magjepsem nga natyra, gjë që me siguri do të ndodhë, do të zgjasi më shumë sesa mund të të them tani. Por kuptoje që ky udhëtim është që te harroj kohën, e jo të varem përsëri nga ajo.
- Po pastaj?
- Pastaj do kthehem në shtëpi tek nëna. I kam premtuar.
- Ka kaluar mjaft kohë qëkur ke ikur. Si do t'i justifikohesh?
- Do ti dorëzoj shkrimet e mia.
- Mendon se do të të kuptojë?
- Nëse s'më kupton, do të më ndjejë.
- Çfarë do të ndjejë?
- Do të kuptojë që gjithçka që ikën, një ditë kthehet, e gjithmonë në një formë tjetër. Ikja është gjithmonë e njëjtë, kthimi përherë i ndryshëm.
- Do te marrin fund udhëtimet e tua me kaq?
- Sigurisht që jo.
- Çfarë synon më tej?
- Të marr dhe zemren me vete!


Postuar nga cecilia datë 16 Mars 2014 - 02:49:

Meqe e pashe dhe jam ne linje i uroj gezuar ditelindjen shkodranit te qeshur!!!! edhe 100


Postuar nga raid datë 17 Mars 2014 - 03:38:

Citim:
Po citoj ato që tha lule
Raid Hay bre!

Sot truni mpunoka vetem per prapesira..


e lule c'kemi? erdhi pranvera..


Postuar nga Ashley datë 18 Mars 2014 - 04:24:

Gati per nje gjum te papare


Postuar nga Morfine datë 28 Mars 2014 - 23:04:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Meqe e pashe dhe jam ne linje i uroj gezuar ditelindjen shkodranit te qeshur!!!! edhe 100



Meqe u kujtova dhe po te lexoj...

Edhe 100 vite te bukura e plot shendet ty edhe gjith families tende...
PS: me fal me pak vone...


Postuar nga cecilia datë 29 Mars 2014 - 02:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine



Meqe u kujtova dhe po te lexoj...

Edhe 100 vite te bukura e plot shendet ty edhe gjith families tende...
PS: me fal me pak vone...




Postuar nga Ashley datë 30 Mars 2014 - 15:36:

Zoti gjithmone na godet aty ku dhemb me shum duke na larguar nga jeta jone njerezit me te shtrenjte U prefsh ne paqe engjelli im U prefsh ne paqe mamushe


Postuar nga Fajtori datë 30 Mars 2014 - 20:33:

Ngushellime Ashley.


Postuar nga AngelDevil datë 30 Mars 2014 - 22:46:

Ngushellime e dashur!


  Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 487 488 489 490 491 492 493 494 495 [496] 497 498 499 500 501 502 503 504 505 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.