Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 489 490 491 492 493 494 495 496 497 [498] 499 500 501 502 503 504 505 506 507 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 08 Maj 2009 - 04:30:

Keto kafe te qelbura duken gjitha njesoj; je me mijera km larg dhe serish nje dite te qelbur, mbi nje nje ure te qelbur, duke ecur me mijera halle te tjera, merr guximin me nje nonshalance te budallepsur te kthesh koken ne anen e majte dhe aty te ndjesh nje mungese force per te vazhduar me tutje. Gjendesh aty ku gjendeshe mijera ore dhe mijera km me larg. Ku valle duhet te gjesh arrati nga keto kafe?! Dhe pikerisht ne ate moment vendos te hyj brenda. Ate do beje dhe ti. Ti do me mbaje deren hapur, une do zgjidhja vendin. Do isha perballe deres, veshur ne rrobat qe kisha shpenzuar minuta te tere t'i zgjidhja ne mengjes, ti do ishe perballe meje. Lekura e perpurt e kolltukeve do shtonte intimitetin e ketyre kafeve qe vetem intimiteti s'ju mungon. Ti do hiqje pallton, une jo. Une do kisha perhere ftohte. Ekspresioni i fytyres tende do ndryshonte me cdo buzeqeshje dhe une s'do arrija te hiqja syte nga ti. Ti do ishe nervoz dhe kjo do shprehej ne veprimet qe do benin duart e tua. (te kam thene ndonjehere qe ke duar aq te bukura?!) Do me mbaje muhabet duke me folur per cdo gje dhe per asgje. Si pa kuptuar koha do kalonte...Une do ngrihesha naive e faktit qe sapo gdhenda momente ne nje te kaluar...

Ndihem e grabitur nga nje prezence, aq sa ndihem tani e grabitur nga nje pjese memoriet, kthyer ne pre per te ushqyer sy kurioze!


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 489 490 491 492 493 494 495 496 497 [498] 499 500 501 502 503 504 505 506 507 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.