Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)
Teatri, dashuria ime e madhe
SHKODER, 24 Nëntor/ATSH-M.Malja/.- Ramiz Rama ka plot 30 vite që jeton me skenën është rritur me të, madje atij i duket se është lindur aty. Çdo moment te jetes se tij, çdo ngjarje e rëndësisshme është e lidhur me skenen dhe spektatorët. Për aktorin e njohur shkodran, nuk është e lehtë të mumërojë rolet e luajtura dhe pamundësinë e veprave të autorëve shqiptar dhe të huaj që ai ka interpretuar. Ai i përket atij brezi artistësh që është lauruar në vitet 60 duke sjellë një frymë të re moderne në mënyrën e interpretimit por në të njëjtën kohë dhe një konceptim realist të dramës në veçanti. Mes një sërë bashkëmoshatarëve të tij sot, aktorë të shquar të skenës shqiptare si Tinka Kurti, Bep Shiroka, Mirush Kabashi etj dhe nën regjisurën e Pirro Manit apo te Kujtim Spahivoglit sudenti Rama, tërhoqi vëmendjen e publikut që në rolet e para te tij. "Në karrieren time mbi 30-vjeçare numërohen mbi 65 role në gjininë time të dashur, thote aktori, nder te cilet do te veçoja rolet e luajtura te dramat "Cuca e Maleve", "Baca i Gjetajve", "Fisheku në paje", "Çështja e bletës" etj. Role këto, që kanë mbetur në kujtesën e të gjithë shikuesve si imazhe të papërsëritshme për lojën e sinqertë dhe të arrirë të autorit. Për me shumë se tre dekada me rradhe figura dhe interpretimet e tij nuk ka munguar për asnje çast nga skena shkodrane. "Por ajo çka mbetet e pazëvendesueshme për mua është dëshira për të recituar veprat e autoreve te medhenj, si Fishta, Frasheri, Kadare, Agolli etj", vazhdon të tregojë Ramizi. "Veprat e tyre me mbushin plot emcion, më japin jetë dhe me duket sikur ato vargje janë pjesë e jetës sime", thotë Ramizi. Por, jo vetëm kaq. Kritiket e dramës e kanë vlerësuar Ramën si nje mjeshter të plastikes dhe pantomimes. Për të, teatri dhe skena jane si ajri qe ka te domosdoshem të thithë çdo sekondë të jetës. Janë frymëmarrje, pa te cilen "mbytet" e nuk mund te jetoje. Në jetën e tij, aktori ka dëshirat, preferencat dhe gjykimet. "Une e dua shumë teatrin. Në teatër lind rritet dhe vdes brenda një nate", thekson Ramiz Rama.
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.