Forumi Horizont | Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Burracaku Berisha (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13256)
Leri keto Varka dhe lexo temen. Mustafa Nano nuk eshte i rrjedhur dhe nuk besoj se mund te vihet ne diskutim nga anetaret e PD-se qe adhurojne prijesat e tyre totemike. Aq me teper duhet pare nga vijne leksionet. Ti hyn cdo dite dhe shkruan ne cdo teme 1 rrjesht ne mbrojtje te klanit tend partiak dhe ke kurajo te japesh leksione per paanshmeri. Meso te diskutosh me dy rrjeshta njehere pastaj ec e analizojme bashke cfare eshte politika e paanshme.
Mesohu ti japesh vleresimet nga vlerat dhe jo nga sasia .Une nuk shkruaj ketu ne forum per te mbajtur gjalle shpirtin e kundershtimit sepse duket qarte kjo e fundit mungon.Une sdi te bej lojra fjalesh por e kuptoj qe kritika jote perkthehet lehte ne nje deshire megjithate qe te mos i jap ngjyra personale po ti kthehem dhe njehere kesaj teme .Ti me thua qe te degjoj mustafain per gjera qe une i kam jetuar pesonalisht.Po te jap nje shembull konkret nga shkrimi i mesiperm:
mustafai
Kjo është arsyeja, që e bën atë të jetojë prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh i rrethuar me roje të shumta trupi. Të gjithë udhëheqësit e tjerë politikë e shtetërorë të Tiranës mund t‘i shohësh të rravgojnë si njerëz të thjeshtë nëpër rrugët e Tiranës, të hyjnë fillikat nëpër kafené apo të shkojnë diku vetëm me njerëzit e familjes, ndërsa Sali Berisha as që e ka çuar në mendje ndonjëherë të luajë qoftë dhe për një gjysmë ore rolin e një qytetari të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë. Çuditërisht, kjo gjë ishte më e papërfytyrueshme në periudhën 1997-2005, në të cilën ai ishte një opozitar "qyqar". Në këtë periudhë ai ishte i terrorizuar nga pushteti, të cilin e etiketoi gjatë gjithë kohës "vrasës", ishte i terrorizuar nga policia e nga shërbimet sekrete shqiptare, nga shërbimet sekrete të huaja, nga grupe terroriste kinse të sponsorizuara nga e majta në pushtet, të cilët ai i denonconte pareshtur në konferencat e përditshme për shtypin.
E kupton tani qe ky person eshte verbuar nga urrejtja qe ka per kryeministrin.Sbesoj qe ka shqiptar te paanshem qe do te besoje qe sali berisha del gjithmone me roje te shumta edhe kur ishte ne opozite ,une kam qene sdudent ne tirane dhe gjithmone eshihja berishen gjithmone me kembe te shoqeruar nga politikane te tjere dhe pa roje.95-00
mustafai
Pak më pas, Meta u shty edhe më tutje: policia një ditë prej ditësh bëri ndalimin për disa orë të Berishës. Në rrethana të tjera, pas një gjesti të tillë, Berisha do kish tentuar të ngrinte më këmbë gjithë mbështetësit, të cilët një urdhër i tij i bën të dalin me vrap nga shtëpitë e të derdhen nëpër rrugët e sheshet e Tiranës. Por, atë radhë, Berisha nuk u ndje.
Ky mustafai i napolit duket qarte qe eshte merzitur me faktin qe berisha e perballoi me qetesi ate situate ( ne te cilen i ndodhur vetem me jozefina topallin ne benzin e tij dhe jo me shume truproja sic thote me lart autori,u tentua qe te ngrihej me vinch per ta cuar ne komisariat).Arrestimi i berishes ishte nje kurth i kompozuar per te perseritur nje 12 shattor te dyte.Fakti qe berisha veproi me gjakftohtesi sot gjykohet si frike , sbesoj se dhe ti fajtor je i nje mendimi me mustafain.
mustafai
Në mos, prej ndonjë njeriu me pamjen e namin e një bounty hunter-i. Një ditë të tetorit 2006, ndërsa Berisha lëshonte breshëri sharjesh e akuzash nga foltorja e Kuvendit në adresë të deputetëve të opozitës, u pa dikush të linte ndenjësen, të çohej më këmbë e të merrte rrugën serbes-serbes drejt Kryeministrit, i cili e kish lënë foltoren tashmë e kish zënë vend në poltronën e vet mes ministrave. Ishte Paulin Stërkaj, një ish-polic i regjimit të Berishës I (1992-1997), sot socialist pa dashje e deputet me dashje. Kamerat që filmonin live skenën, sillnin në ekran shtatin e ngjeshur rrondokop, shpatullat e gjera dhe hapin e tij të qetë drejt tribunës, gjë që krijonte përshtypjen se deputeti ish i sigurt në atë që po bënte. Zuri t‘i drejtohej Berishës me fjalë që nuk dëgjoheshin pa u çuar ende nga vendi, e sa më shumë afrohej, aq më i rënduar bëhej gjestikulacioni i tij. "Bo, bo, tani do ta godasë Kryeministrin", kanë menduar të gjithë ata që e njohin Stërkajn. Berisha vuri maskën e murrëtyer, dhe u pa të mblidhej e të bëhej një grusht.
O fajtor per mua ky eshte gjoja analist sepse eshte munduar te godase berishen aty ku berisha ka nja nga pikat e tij me te forta trimerine.Perpiqet mustafai te beje te paminduren te mundur por ky shkrim i tij eshte koke e kembe nje farse.Paulin sterkaj ka qene nje oficer madhor ne policine e shtetit ne 1994 1996 dhe jo nje ishpolic.Jo pa qellim mustafai jot i anashkalon faktet fajtor por meqenese shumica ketu se ka idene pa jau them une si eshte e verteta per paulinin.Paulin sterkaj ka qene drejtusi i operacionit ku u rrahen perkrahesit e ps ne sheshin skenderbej ne tirane 27 maj 1996.M e urdher te tij eshte bere masakra e pleqve perballe pallatit te kultures.Asnjehere su mesua perse ai e dha ate urdher por dihet boterisht qe ai pas disa ditesh u shkarkua me urdher te berishes.Qe prej asaj dite ai kaloi ne anen tjeter me ps persa i perkt revoltes se tij ne parlament ai u akuzua direkt nga sala si dhunues i votuesve qe ai perfaqson dhe si shkeles ligji.T ani sipas mustafait sala duhet te ishte perleshur me grushta po te ishte burre se burrat e vertete me sa po shikoj une vleresohen nga grushtat dhe organet seksuale.Persa i perket humbjes dhe fitores varet se nga cila pike referimi i shikon .
Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.