Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- interesante:Shpluhurosje e një miti : ese, Ervin Hatibi, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14388)


Postuar nga ishpeshtimi datë 31 Gusht 2007 - 16:45:

Rilindja,Shqiperia dhe Hatibi.

Po citoj nje paragraf te essese se Hatibit:

"Deformimi fizik I bashkëpunëtorëve të turkut, mishëruar fonetikisht edhe në damkën e ënjtur raciste "anadollak", si edhe në epitetin "gjakprishur"-një kompozitë e stilit arbëresho-naimian e cila lundroi me vite në gojët emfatike të patriotizmës kinematografike e letrare-tregojnë haptas frymëzimin shterp rilindas për kombin e zgjedhur pellazg, ilirian, arian, (frymëzim) I cili rrjedhimisht sheh në "tradhëtinë" ndaj kombit të shenjtë pasoja të një sëmundje hormonale, të një lloj degjenerimi gjenetik-klasor."

Po e filloj me Hatibin.
Shume vite me pare,poezite e gjimnazistit E.Hatibi,te shoqeruara nga nje shkrim vleresues i Kadarese,ngjallen shpresen se nje vigan i rangut te Ismailit,po i vinte letersise shqiptare.
Para disa vitesh,ne nje nga kanalet televizive shqiptare.pashe poetin Ervin me mjeker te gjate dhe te perhumbur ne analizat e tij spirito-islamike.Me erdhi keq,por mendova qe zgjedhja e gjithsejcilit duhet respektuar.
Te kjo esse,shoh se Ervini,jo vetem eshte larg te qenit vigan i mendimit apo letrave shqiptare,por ka ne koke nje corbe historiko-letrare-fetare.


Edvini harron ,qe ne shkruajme shqip ne saje te Rilindasve.
RILINDASIT BENE SHQIPERI!
Ne nje kohe kur ajo ishte gati nje "shprehje gjeografike" dhe po shkonte drejt shuarjes si Komb e Gjuhe.

Qe po i vuajme thelle edhe sot,pasojat e atij sundimi 500-vjecar,kjo nuk vihet ne dyshim.
Po perse duhet ta revizionojme ate frymezim Iluminist te Rilindasve?

Per te vene ne qender te Tiranes,shtatoren e nje Pashai me poture?

Per te thene "O c'kemi bo pall m'koh t'Turqis"?

Per te filluar te shkruajme poema per Trahanane,Hashuren,Pitet e Ramazanit dhe Asuden?

Edvini harron,qe po te mos ishin Rilindasit,ai do shkruante me germa turke poezite e tipit:
"Kjo sevdaja e insanit/......../Mahmudeja e Sulejmanit/...".

Edhe une gezohem kur fiton Turqia nje ndeshje futbolli me Norvegjine.
Ama....vallahi e bilahi,po te vije puna ,qe duhet te na pushtoje medoemos dikush,zgjedh Norvegjine para Turqise!


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.