Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Il sorpasso (1962)
Regjizor: Dino Risi
Aktore: Vittorio Gassman, Catherine Spaak (e bija).
Ky film eshte nga me te degjuarit edhe pse ideja kryesore nuk bie ne sy menjehere. Gassman luan rolin e nje djali te hedhur dhe te paskrupullt, por qe ne boten ku jetojme ka shume me teper sukses. Ne te kundert partneri i udhetimit te tij eshte nje student juridiku i takuar rastesisht, i cili eshte i turpshem dhe i terhequr. Karakteri estrovers i te parit e ben me te dashur dhe me te pelqyer ne pergjithesi, bile edhe nga vete familjaret e studentit.
Mbyllja e filmit le me nje shije te hidhur ne mbeshtetje te idese se e mira dhe e keqja nuk ecin sipas idealizmit te njerezve (gje qe ne filmat e sotem Hollywoodiane eshte retorike).
Sekreti i ketij filmi eshte tek perfaqsimi metaforik i Italise se viteve '60. Nje personazh euforik dhe sharlatan ecen cmendurisht me nje makine njesoj sic ecen Italia e hutuar ne mes te nje bumi ekonomik te papritur. Edhe fundi i filmit perfaqson kete ide, kur mes italianit te sjellshem dhe atij te cakerdisur mbijeton ky i fundit. Kritiket thone se kjo perfaqson me se miri stuhite qe do perjetonte Italia me vone, ne vitet '70, kur terrorizmi dhe kriminaliteti mbizoteroi mbi kohet e paqshme te dikurshme.
Kuriozitete:
Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.