Forumi Horizont | Gjithsej 77 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)
Eshte e vertete Enigma qe dhe ketu nisen nga leku. Po te vesh p.sh ne emergjenci ketu dhe te marrin marrin vesh qe s'ke insurance nuk te bejne me shume se ca analiza te thjeshta.
Jo skaner, apo ultrasound, grafi qe jane me se te nevojshme per te percaktuar nga vjen dhimbja.
Nje shoqen time me inshurance e mbajten doktoret nje nate ne spital dhe ja bene te gjitha per te pare se cfare e shkaktonte dhimbjen, nderkohe qe nje shqiptare tjeter pa inshurance e percollen brenda 1 ore. Te dyja i nxoren me infeksion ne rruget urinare. Ketu te percjellin cik me lezet.
Por ne Shqiperi eshte me keq situata. Ne Shqiperi s'te prekin me dore fare. Shko lind ne Shqiperi dhe gjate qendrimit ne spital nuk eshte cudi mos ti shohesh fare infermieret rreth e rrotull nese nuk i paguan. Atje dhe infermieret marrin ligjin ne dore.
Mos flasin per kushtet e aparaturat qe perdoren. Kam qene shtatezane kur erdha ne Usa dhe gjate shtatezanise(6 muajve qe isha ne Shqiperi) nuk me eshte bere sikur dhe nje analize e thjeshte gjaku. Qe imja cilesohej si shtatezani me probleme.
Dhe kur vija per eko, vija se kisha merak vet, jo se ma keshillonte doktori. Doktori im vetem percaktonte sa javeshe isha me prekje te barkut me dore.
Kam sjell ne Usa per t'jua paraqitur mjekeve ketu, vetem nje cope leter, eko qe tregonte sa javeshe isha. Asnje lloj informacioni tjeter mbi shendetin tim, apo mbi ecurine e shtatezanise. Si mua dhe te tjera qe erdhen shtatezane ne Usa.
Ka doktore shume te mire, por shkalla e perkujdesjes ndaj pacientit le shume per te deshiruar. Keshtu ka qene te pakten dhe s'besoj te kete ndryshuar shume keto vitet e fundit.
Gjithsej 77 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.