Forumi Horizont Gjithsej 85 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 85 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18131)


Postuar nga AngelDevil datë 29 Nëntor 2010 - 16:37:

Çfarë është Wikileaks

Wikileaks është një organizatë mediatike jofitimprurëse që ka si mision publikimin e dokumenteve zyrtare të siguruara nga burime sekrete.

Kryesisht bëhet fjalë për dokumente sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të gjitha strukturave të tjera amerikane. Ajo drejtohet nga australiani Julian Assange, i cili është person në kërkim nga Shërbimet Sekrete amerikane.

Duke nisur nga viti 2006, Wikileaks ka publikuar qindra mijëra dokumente sekrete amerikane për shumë shtete të botës. Në tetor organizata publikoi 400 mijë dokumente sekrete amerikane për luftën në Irak. Kjo solli pothuajse shkatërrimin e imazhit të ushtrisë dhe politikave amerikane në rajon.

Dje Wikileaks publikoi 250 mijë dokumente të reja që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e SHBA-së me shtetet e tjera të botës, informacione sekrete për aktivitete nga më të ndryshmet dhe dokumente që tregojnë diplomacionë e fshehtë amerikane.


  Gjithsej 85 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 85 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.