Forumi Horizont | Gjithsej 51 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=111)
-- Gezuar 10-vjetorin FH (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18620)
Gezuar edhe nga une sigurisht! Edhe te jete i pavdekshem,dmth ti ngelet ndonje trashegimtar i denje.
Une,personalisht,kam patur kompjuter qe ne 2004 por sja dija hilet hic, e mbaja per tme zbukuruar ambjentin. mgjthse duhet te them se vite me pare kam perdorur programe te ndryshme ne punen time. Por kane qene programe specifike per te nxjerr fatura,kontrrolluar materiale ,inventar,e shume te tjera. Asnjehere s'me kishte shkuar ne mendje se ekzistonin site ku mund te flasesh live,apo forume me tema te ndryshme ku mund te jepje mendimet e tua ne forme anonimati.
Nje dite jam me nje shoqen time dhe me flet per forumin horizont, se si edhe ajo e kishte zbuluar nga televizioni,me shpjegoi se eshte nje gje shume e bukur dhe meson gjera qe s'do kesh mundesine ti dish per nje kohe rekord. Si perfundim regjistrohem por s'marr vesh nga asnje opsion. (tani me kalimin e kohes kuptoj se i kam nxjerr shpirtin shoqes time me pyetje)
Futesha shume rralle sepse nuk me terhiqte ne fillim. Thoja me vete c'ja fusin kot keto duke i mush mendjen njeri-tjetrit.
Une kam qene tip i gallatave dhe i qyfyreve vetem. Futesha ne chat e flisja me 5 veta pernjeheresh duke qesh me te madhe. U haperdaja dmth
Forumi horizont sikur me mblodhi. Donte durim,kohe per te lexuar dhe kuptuar sec donte te shprehnte tjetri,arsyetim,argumenta,etj. Gje qe une e kisha shume bezdi sepse i merrja gjerat shume ne siperfaqe. Kete gje ma beri te kuptoj dhe shoqja ime per shume kohe. Megjithese kane kaluar shume vite nga data qe jam regjistruar prape une jam dhe do ngelem nje njeri qe asnjehere s'do i marri gjerat seriozisht. Mendoj se nga kjo gje kam ngelur "adoleshente" edhe sot.
Gjithsej 51 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.